Maqedonia

Maqedoni: Flet prokurorja speciale Katica Janeva

aaaaaPas emërimit, prokurorja speciale Katica Janeva është prononcuar për herë të parë për mediat. Në deklaratën për “Nova TV”, personaliteti më i përfolur në mediat vendase, Janeva ka deklaruar se: Biografia e saj është e hapur dhe në dispozicion që ta lexojnë të gjithë si dhe veprat që do të bëjë ajo në këtë detyrë do të jenë biografia e saj.

Pas emërimit, mediat vendase publikun edhe profilin e saj. Janeva vlen për një personalitet i respektuar në profesionin e saj, edhe pse për opinionin e përgjithshëm nuk është e njohur, transmeton zhurnal.

Janeva karrierën e saj në Prokurorinë e Gjevgjelisë e ka nisur në vitin 2003 si ndihmës prokuror, ku në vitin 2009 është emëruar si prokuror. Në vitin 1998 ka qenë bashkëpunëtor profesionist në Gjykatën në Gjevgjeli, ndërsa në biografinë e saj haset edhe përvoja si avokate. Në vitin 2010 është zgjedhur nga Këshilli i prokurorëve publik për shef të Prokurorisë themelore publike në Gjevgjeli, ndërsa këtë vit mandati iu është vazhduar edhe për katër vjet.

Janeva për momentin është edukator në Akademinë për gjykatës dhe prokuror publik, ndërsa ka të përfunduara disa aftësime profesionale midis të cilave edhe një aftësim i lartë profesional në luftën kundër mafias, korrupsionit dhe krimit të organizuar në Itali.

E ka kaluar edhe programin Falkone në Siçili që është shumë me rëndësi për luftën kundër krimit. Është edukator në programin për ligjin penal, ka qenë në vizita studimore në SHBA rreth aplikimit praktik, transmeton zhurnal. Sipas të dhënave nga listat anketuese të funksionarëve publik të publikuara nga ana e Komisionit shtetëror për pengimin e korrupsionit, Janeva nga prona private posedon një veturë “Reno 5” në vlerë prej 4.000 euro dhe ka llogari në Tutunska Banka dhe Stopanska Banka.

Si pronë e prindërve të saj janë paraqitur dy shtëpi, njëra me vlerë prej 100.000 euro, ndërsa tjetra 5000, tokë të burrit të saj në vlerë prej 1.000 euro, tokë bujqësore të burrit të saj në vlerë prej 20.000 euro dhe një veturë të burrit të saj “rever 45” në vlerë prej 20.000 euro. Ashtu si morëm vesh, burri i prokurores speciale ka ndërruar jetë, ndërsa dy fëmijët e saj gjenden jashtë. Ajo nuk ka asnjë përkatësi partiake.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button