Maqedonia

Maqedonia zhytet në borxhe për shkak të interesave të pushtetarëve

Në një analizë ekonomike të Deutsche Welle për Maqedoninë thuhet se vendi zhytet në borxh për shkak të interesave të personave të lartë të pushtetit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ekspertët janë të shqetësuar dhe apelojnë në ndërgjegjësim, pasi që çmimi që paguhet është mjaft i lartë, duke shtuar se përplasja e pushtetit dhe opozitës ndikon që vendi të futet në një fazë të rrezikshme.

Sllobodan Najdovski thotë se ”është për të ardhur keq që sikur qillimisht të dëshirojnë ta bllokojnë Maqedoninë, pasi që shohin se në çfarë gjendje është situata me buxhetin, me borxhet dhe me ngul vazhdojnë me të njëjtën sjellje”.

Zoran Vitanovit, kryetar i Asociacionit të menaxherëve, deklaron se ”me këtë industri, me këtë kapital ekonomik, intelektual dhe kapital tjetër që e kemi, do të na duhen më së paku 30 vite, me rritje dinamike prej 7% të BPB-së, për ta arritur vitin 1989, respektivisht nivelin e atëhershëm të eksportit industrial”.

Sipas kësja analize, për një dekadë, OBRM-PDUKM-ja arriti që thuajse dyfish ta rritë nivelin e borxhit publik, që është afruar në shifrën e 5 miliard eurove dhe se procesi vazhdon, përkundër paralajmërimeve serioze të ekspertëve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button