☁️
Tiranë 20°C · Vranët 12 June 2026
S&P 500 7,394 ▲1.75%
DOW 50,849 ▲1.86%
NASDAQ 25,810 ▲2.54%
NAFTA 86.66 ▼1.2%
ARI 4,201 ▲2.11%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1551 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 95.1432 EUR/MKD 61.6483 EUR/RSD 117.3648 EUR/TRY 53.4016 EUR/JPY 185.18 EUR/CAD 1.6148 EUR/USD 1.1551 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 95.1432 EUR/MKD 61.6483 EUR/RSD 117.3648 EUR/TRY 53.4016 EUR/JPY 185.18 EUR/CAD 1.6148
₿ CRYPTO
BTC $63,420 ▲ +1.93% ETH $1,666 ▲ +1.42% XRP $1.1392 ▲ +2.02% SOL $66.6400 ▲ +2.82%
S&P 500 7,394 ▲1.75 % DOW 50,849 ▲1.86 % NASDAQ 25,810 ▲2.54 % NAFTA 86.66 ▼1.2 % ARI 4,201 ▲2.11 % S&P 500 7,394 ▲1.75 % DOW 50,849 ▲1.86 % NASDAQ 25,810 ▲2.54 % NAFTA 86.66 ▼1.2 % ARI 4,201 ▲2.11 %
EUR/USD 1.1551 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 95.1432 EUR/MKD 61.6483 EUR/RSD 117.3648 EUR/TRY 53.4016 EUR/JPY 185.18 EUR/CAD 1.6148 EUR/USD 1.1551 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 95.1432 EUR/MKD 61.6483 EUR/RSD 117.3648 EUR/TRY 53.4016 EUR/JPY 185.18 EUR/CAD 1.6148
12 Jun 2026
Breaking
Politika

Marrëveshje për standardizimin e statistikave në drejtësi: Gogu: Unifikim i të dhënave, sistemi do bëhet më i matshëm

Institucionet e drejtësisë kanë firmosur një marrëveshje për standardizimin e statistikave në sistemin e drejtësisë, me synim unifikimin e mënyrës së mbledhjes dhe interpretimit të të dhënave mes institucioneve të ndryshme.

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, deklaroi se aktualisht ekziston një problem real me mungesën e të dhënave të unifikuara në sistem, ku institucionet i interpretojnë ndryshe të njëjtat statistika.

“Sot adresojmë një problem real të sistemit dhe nuk kemi një të vërtetë të vetme të të dhënave që prodhon sistemi. Kemi disa të vërteta dhe duam t’i adresojmë në një të përbashkët,” u shpreh Gogu.

Ai theksoi se mungesa e standardizimit krijon mospërputhje në mënyrën si kuptohen dhe klasifikohen çështjet, duke bërë të domosdoshëm një sistem të unifikuar.

Sipas ministrit, marrëveshja e re synon të mundësojë matje më të saktë të kohëzgjatjes së proceseve gjyqësore, trajtimin e stokut të çështjeve në mënyrë të njëtrajtshme dhe identifikimin më të qartë të problematikave në sistem.

“Mënyra se si klasifikojmë të dhënat nuk është e standardizuar. Ndryshe i kupton gjykata, ndryshe ministria, ndryshe prokuroria dhe na duhet një sistem i unifikuar. Me marrëveshjen e sotme do të dimë me saktësi sa kohë do të zgjasë një çështje, stokun do ta trajtojmë të gjithë në të njëjtën mënyrë dhe kështu do kuptojmë se ku duhet të ndërhyjmë”, tha Gogu.

Kjo nismë është edhe një hap në procesin e integrimit europian dhe përmirësimit të administrimit të drejtësisë në vend.

“Ministria e Drejtësisë duhet të bëjë politika të duhura në mënyrë që të adresojë problemet se ku nuk funksionon sistemi. Përfitimi kryesor është për qytetarët, se kur dhe ku do ndodhë çështja e tyre. Sistemi do bëhet më i parashikueshëm sepse do të jetë më i matshëm. Këto marrëveshje synojnë edhe procesin e integrimit në BE”, përfundoi ministri.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.