☁️
Tiranë 15°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,604 ▲1.16%
DOW 46,757 ▲0.9%
NASDAQ 21,963 ▲1.72%
NAFTA 99.91 ▼1.45%
ARI 4,812 ▲2.85%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,849 ▲ +1.68% ETH $2,148 ▲ +2.63% XRP $1.3604 ▲ +2% SOL $85.6800 ▲ +3.91%
S&P 500 6,604 ▲1.16 % DOW 46,757 ▲0.9 % NASDAQ 21,963 ▲1.72 % NAFTA 99.91 ▼1.45 % ARI 4,812 ▲2.85 % S&P 500 6,604 ▲1.16 % DOW 46,757 ▲0.9 % NASDAQ 21,963 ▲1.72 % NAFTA 99.91 ▼1.45 % ARI 4,812 ▲2.85 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Bota

Masakra e Beslanit, Rusia fajtore

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut vendosi se Rusia është fajtore për dështime serioze në pengmarrjen e shkollës Beslan në vitin 2004, ku u vranë rreth 330 persona.

Sipas gjykatës, autoritetet ruse nuk ndërmorën asnjë veprim për të parandaluar pengmarrjen. Kritika të ashpra mori operacioni i policisë për të çliruar pengjet dhe hetimi që pasoi.

Kriza në shkollën Beslan nisi kur një komando luftëtarësh çeçenë morën peng aty rreth 1000 persona, shumica e të cilëve fëmijë. Ata kërkonin largimin e trupave ruse nga Çeçenia. Ditën e tretë të pengmarrjes forca ruse ndërhynë ashpër duke i dhënë fund sulmit terrorist, por edhe duke shkaktuar qindra viktima.

Të mbijetuari e masakrës dhe familjarët e viktimave që çuan çështjen në gjykatë, thonë se trupat ruse përdorën forcë të tepruar dhe se thjesht për ti dërguar një mesazh terroristëve, nuk i interesonte sa pengje do të humbin jetën.

Sipas tyre, zyrtarët rusë, përfshirë presidentin Vladimir Putin, e manaxhuan shumë keq krizën. Asnjë zyrtar rus nuk është mbajtur përgjegjës për numrin e madh të viktimave civile, mes të cilave 186 fëmijë.

Në vendimin e Gjykatës Europiane shkruhet se Rusia kishte informacione të mjaftueshme se një sulm po planifikohej në atë zonë, por nuk veproi.

Gjykata tha se forcat ruse përdorën armë si tanke, granatahedhës dhe flakëhedhëse për të çliruar shkollën, diçka që rezultoi në kaq shumë viktima.

Në vendim gjithashtu kritikohet rëndë hetimi rus që pasoi, por që u harrua disa vjet më parë dhe nuk nxori asnjë rezultat. Vendimi është ai që prisnin familjet e viktimave që thonë se tashmë do të përpiqen të kërkojnë drejtësisë në Rusi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.