☁️
Tiranë 15°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 99.32 ▼2.03%
ARI 4,772 ▲1.99%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,617 ▲ +2.76% ETH $2,136 ▲ +4.62% XRP $1.3533 ▲ +2.81% SOL $83.2600 ▲ +3.1%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 99.32 ▼2.03 % ARI 4,772 ▲1.99 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 99.32 ▼2.03 % ARI 4,772 ▲1.99 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Kronika

Masakra në Vlorë, ‘arrest me burg’ për dy nga të akuzuarit

Dy të arrestuarit nga Policia e Vlorës, si të përfshirë në konfliktin e armatosur që u regjistrua mesditën e së martës, ku mbeten tre të vrarë dhe një i plagosur, u paraqitën sot para trupit gjykues në Vlorë.

1428664937vendivrasjesAni Begaj dhe Bertil Alliaj, të akuzuar për vrasjen e dy personave kanë hyrë në gjykatë nën masa të rrepta sigurie, ndërsa Aleksandër Llanaj, tjetër i arrestuar për këtë ngjarje ndodhet ende në spital, ndaj masa e sigurisë për të pritet të jepet një tjetër ditë.

Gjykata e Shkalles së Parë Vlorë e kryesuar nga gjyqtari Ervin Troshi dhe prokuror Elona Alvora kanë dhënë masën e sigurisë për dy të rinjtë ‘arrest me burg’, ndërsa i dyshuari i tretë Aleksandër Llanaj do ta marrë masën e sigurisë, në ambientet e spitalit ku po kurohet.

Tre persona mbetën të vrarë gjatë përplasjes me armë në lagjen e njohur si “Çole” ndërsa një person i katërt mbeti i plagosur. Ngjarja e rëndë ndodhi në ambientet e jashtme të lokalit “Adore”, kur nga dy makina BMW X5 u qëllua me kallashnikov në drejtim të 27-vjeçarit Alfred Velaj dhe 29-vjeçarit Haki Rakipaj, të cilët ndodheshin të ulur në lokal.
Por dy të rinjtë u kundërpërgjigjën duke qëlluar me pistoletë kundrejt autorëve, e për pasojë humbën jetën Albi Limaj dhe u plagos Aleksandër Llanaj, ndërsa edhe Velaj me Rakipaj nuk mundën t’i rezistonin plagëve të marra duke ndërruar jetë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.