Bota

Masakrohen fëmijët në një shkollë në Pakistan, 100 të vrarë. Sulmi i armatosur nga talebanët ( Foto )

Plot 100 të vrarë, ku mbi 80 prej tyre janë nxënës është masakra e rëndë e shënuar sot brenda një shkolle ushtarake në Peshawar të Pakistanit.
kujdes-pamje-tronditeseMësohet se 6 persona të armatosur me uniforma sigurie kanë hyrë në shkollën me kapacitet 500 nxënës dhe kanë hapur zjarr ndaj fëmijëve dhe personelit.

Sulmi është marrë përsipër nga talebanët që shprehen se akti i sotëm ishte përgjigje ndaj operacioneve ushtarake ndaj sulmeve të ushtrisë në Viziristanin Verior.

Ushtria dhe familjarë të nxënësve e kanë rrethuar ndërtesën në Peshawar pas sulmit që ndodhi mëngjesin e ditës së sotme.

Një korrespodent i Radio Mashal raporton se burrat e armatosur kanë hyrë në shkollë mëngjesin e sotëm dhe kanë hapur zjarr. Burime të kësaj radioje bëjnë me dije se viktimat jane nxënës nga 9 deri në 14 vjeç si dhe personel i shkollës. Rreth 40 të tjerë janë plagosur, disa nga të cilët kanë marrë plagë të rënda.
BBC njofton se viktimat numerohen rreth 100, por frike eshte se numri mund te rritet ne oret ne vijim. Fotot e para qe vijne nga shkolla e pergjakur jane teper te renda.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button