Kronika
Mazhoranca “ok” për të diskutuar sistemin zgjedhor. Gjiknuri: Propozimet e PD i marrim nga OSBE
October 24, 2019
0 1 minute read
Damian Gjiknuri, kryetari i mazhorancës në Komisionin për Reformën Zgjedhore, deklaroi sot në një konferencë se Partia Socialiste është gatshme dhe ka rënë dakord që opozita parlamentare të vijë me një propozim për reformimin e sistemit zgjedhor dhe më pas kjo të diskutohet në komision.
Opozita parlamentare ka vendosur kusht të panegociueshëm ndryshimin e sistemit për të dhënë votat për miratimin e reformës së re zgjedhore.
Sa i përket propozimit të Partisë Demokratike për reformën zgjedhore, Gjiknuri theksoi se ajo mund t’i dërgohet OSBE-së dhe më pas t’i kalojë Komisionit Parlamentar.
“Nëse ata do të përgatisin draftin e tyre duke ia dhënë OSBE-së, ne do të kemi mundësi ta marrim dhe ta trajtojmë, meqë ata kanë komples për t’u ulur me ne”, theksoi Gjiknuri.
Ndërkohë, bashkëkryetarja e këtij komisioni, Rudina Hajdari, mungoi në konferencën me Gjiknurin për shkak se ndodhet në mbledhjen e Grupit Parlamentar Demokrat, pas deklarates se bere sot ne mengjes nga Korab Lita, i cili pretendon drejtimin e grupit.