Politika

Mazi takime në Letoni/Zyrtarja e lartë: BE duhet të marrë një vendim për zgjerimin, mbështesim Shqipërinë

Kryenegociatori i Shqipërisë me BE, Zef Mazi ka zhvilluar dje një takim me Nënsekretaren e Shtetit për Çështjet Evropiane të Letonisë, Astra Kurme. Mësohet se Mazi e falenderoi Letoninë për mbështetjen e panderprerë të Letonisë për Integrimit evropian të Shqipërisë. Ai bëri një pasqyrë të gjerë të progresit substancial të Shqiperise në rrugen e reformave ne fushen e shtetit te se drejtes, te drejtesise, te vetingut, te plotësimit nga Shqipëria të 15 kerkesave në konkluzionet e Këshillit të Marsit 2020. Mazi theksoi bërjen plotesisht funksionale të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë para konferences së parë ndërqeveritare.
Kryenegociatori Mazi e njohu Kurmen me rezutatet e mbledhjes të 11-të të Këshillit të Stabilizim Asocimit me 1 mars 2021. Dokumenti njeh progresin substancial, te prektshem të Shqipërinë dhe reformat që ajo ka ndërmarrë në rrugen e integrimit ne BE.

Duke prekur zgjedhjet e 25 Prillit, Kryenegociatori shenoi se ato do jene prove e madhe për të demonstruar se zgjedhjet zhvillohen normalisht, Shqipëria është demokraci funksionale. Njohja e rezultatit nga te gjithe ka mjaft rendesi, te gjithe duhet te punojnë që procesi të shkojë sa më nrmalisht e mirë.

Kryenegociatori nenvizoi se Shqipëria i ka bërë krejt detyrat e shtëpisë si i eshtre kerkuar. BE-ja duhet të mbaje premtimet, të coje perpara procesin e zgjerimit, te sjellë rezultate këtë 6-mujor të parë të 2021 në dy drejtime:

– Te miratoje Kuadrin Negociues per Shqiperine, duke qenë se per te vendet anëtarenuk kane probleme;
– Te caktoje datën e mbajtjes të Konferencës së parë ndërqeveritare.

Mazi preku zgjedhjet e 4 Prillit në Bullgari. Ai u shpreh optimist se do te kete zhvillime pozitive dhe do gjendet kompromisi. Duke theksuar se procesi i integrimit bazohet te merita, e nuk duhet te kapet peng, por te vazhdoje, Kryenegociatori vlerëson se shetete anetare do ta gjejne forcen ta cojne procesin perpara. Ai vleresoi përpjekjet e Presidencës portugeze dhe sheteteve anetare për arritjen e nje kompromisi midis dy vendeve fqinje dhe shume mike te Shqiperise. Procesit i zgjerimit te vazhdoje me hapa konkrete kur jane plotesuar gjithe kerkesat.

“Nënsekretarja e shtetit për çështjet evropiane, znj. Kurme, vlerësoi punen e Kryenegociatorit dhe Shqipërinë për drejtimin dhe koordinimin e punëve për çështjet e integrimit evropian. Ne cilësinë e saj dikur si ambasadore e Letonisë ne Itali nga ku mbulonte edhe Shqipërinë, znj. Kurme vlerësoi dedikimin e Shqipërisë dhe popullit shqiptar për t’u integruar në Bashkimin Evropian.

Ajo nenvizoi se Letonia e ka mbeshtetur plotesisht dhe do vazhdoje ta mbeshtese Shqiperine. Shqipëria është tejet e afërt për Letoninë edhe për shkak të aspiratave, por edhe te ushtarëve shqiptarë të vendosur në bazat ushtarake në Letoni. Kjo eshte demonstrim i madh i kujdesit te Shiqperise dhe po ashtu Letonia do kujdeset per Shqiperine dhe ushtaret e saj. Ushtarët shqiptarë shumë shpejt do të vaksinohen atje kundër Covid-19.

Znj. Kurme theksoi se Letonia e sheh Integrimin Evropian si proces i bazuar individualisht te merita nga secili vend kandidat. Ajo theksoi veshtiresite e medha te krijuara nga termeti, pandemia, perseri shenoi se Shqiperia ne asnje rast nuk ngadalesoi rrugen e saj dhe reformat. Shqipëria i ka plotësuar gjithe kriteret për të filluar negociatat teknike permes Konferences te 1re Nderqeveritare. Shqipëria duhet të vazhdojë me reformat pa ndalur edhe pas zgjedhjeve elektorale pavarësisht rezultatit të tyre. Letonia i kupton vështirësitë që i vijnë procesit nga disa mosmarreveshje midis nje shteti anetar dhe nje kandidati por shpreson se do arrihet kompromisi

Ndodh qe vendosen kritere të larta performance për vendet kandidate që ndonjëherë shkojne pertek edhe performancën e vendeve anëtare. Kjo nuk duhet të demotivojë, duhet durim, ky është ushtrim i mirë për administratën dhe vendin kur të jetë momenti i hyrjes në BE, pasi Shqiperia do të jenë e mirepërgatitur.

Znj. Kurme theksoi se Shqipëria është shembull në rajon ne disa drejtime. Ajo theksoi përputhshmërisë e politikës së saj të jashtme me atë të BE-së në nivelin 100%. Kjo e bën Shqipërinë aleat besnik, te besueshem të BE-së në rajon” – mësohet nga takimi.

Kurme shprehu se vendet anëtare të BE-së janë të angazhuara me pandeminë Covid-19 dhe planet e vaksinimit. Megjithatë, BE-ja duhet të marrë vendime për çështjen e zgjerimit dhe Letonia mbështet plotësisht integrimin evropian të Shqipërisë dhe vendimin per daten e Konferences 1re Nderqeveritare per Shqiperine shpejt, shpresohet brenda ketij 6-muhjori.

Mësohet se Kurme në fund të takimit, ftoi Kryenegociatorin Mazi të mbahen kontaktet permanente dhe te behet vizitë zyrtare me delegacion në Letoni sa me pare.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button