☁️
Tiranë 10°C · Vranët 27 March 2026
S&P 500 6,411 ▼1.02%
DOW 45,472 ▼1.06%
NASDAQ 21,104 ▼1.42%
NAFTA 98.27 ▲4.01%
ARI 4,550 ▲3.19%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $65,979 ▼ -4.33% ETH $1,987 ▼ -3.65% XRP $1.3321 ▼ -2.13% SOL $83.0800 ▼ -4.76%
S&P 500 6,411 ▼1.02 % DOW 45,472 ▼1.06 % NASDAQ 21,104 ▼1.42 % NAFTA 98.27 ▲4.01 % ARI 4,550 ▲3.19 % S&P 500 6,411 ▼1.02 % DOW 45,472 ▼1.06 % NASDAQ 21,104 ▼1.42 % NAFTA 98.27 ▲4.01 % ARI 4,550 ▲3.19 %
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
27 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Mbahet në Shkup ministeriali i 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor

Me praninë e Komisionerit Evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë z. Johanes Hahn u zhvillua sot në Shkup të Maqedonisë ministeriali i gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Republika e Shqipërisë u përfaqësua nga Ministri i Energjisë z.Damian Gjiknuri dhe zv.ministrja e Punëve të Jashtme znj.Odeta Barbullushi.

Takimi i parë u zhvillua mes ministrave të energjisë të gjashtë vendeve të Ballkanit ndërsa më pas u mbajt dhe një sesion i përbashkët mes ministrave të energjisë dhe atyre të jashtëm ku u dhanë mesazhe të rëndësishme për të ardhmen evropiane të këtyre vendeve.

Në takimin e Ministrave të Energjisë, drejtuesit e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë dhe Komisionit Evropian analizuan ecurinë e reformave në sektorin energjitik në vendet e Ballkanit ndërsa theksuan hapat pozitiv të ndërmarra në Shqipëri për reformimin e këtij sektori, mirëadministrimin dhe hapjen e tregut.

Në takim u evidentua fakti që çertifikimi i Operatorit të Sistemit Shqiptar të Transmetimit është procesi i parë që kryhet në të gjithë rajonin duke e bërë tanimë pjesë të rrjetit evropian të transmetimit.

Z.Gjiknuri parashtroi në këtë takim ecurinë e deri më tanishme të sektorit energjitik në Shqipëri dhe hapat që parashikon të ndërmarrë qeveria me synim thellimin e kësaj reforme. Në kuadër të procesit të Berlinit për vendet e Ballkanit Perëndimor dy janë fushat ku do të përqëndrohet reforma.

Së pari, në drejtim të krijimit të një tregu rajonal dhe së dyti sigurimi i qëndrueshmërisë energjitik edhe përmes rritjes së vëmendjes ndaj efiçencës së energjisë. Z.Gjiknuri theksoi hapat e ndërmarra nga qeveria për krijimin e Bursës së Energjisë dhe liberalizimin e tregut.

Në takim, Komisioni Evropian dhe Fondi Evropian i Investimeve firmosën marrëveshjen e dhënies së një kontributi prej 40 milion eurosh nga Bashkimi Evropian për të mbështetur Programin e Efiçencës Rajonale të Energjisë. Në sajë të këtij fondi pritet të përfitojë edhe Shqipëria në kuadër të krijimit të Agjencisë së Eficencës së Energjisë.

Duke shfrytëzuar prezencën e komisionerit Hahn, ministri Gjiknuri kërkoi që Komisioni Evropian të luajë rolin e tij për të ndërhyrë me synim zgjidhjen e ngërçit rreth linjës së interkonjeksionit 400 kV Shqipëri-Kosovë. Në këndvështrimin e z.Gjiknuri, pengesa të tilla të krijuara artificialisht nuk ndihmojnë integrimin e tregjeve dhe bashkëpunimin mes vendeve të rajonit.

I njëjti shqetësim u përforcua në këtë takim edhe nga zv.ministri i Zhvillimit Ekonomik të Kosovës z.Gani Koci. Gjatë reagimit të tij, ministri serb i energjisë pranoi se kjo është një çështje politike e cila po trajtohet si pjesë e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit me ndërmjetësimin e Brukselit dhe do duhet të gjejë zgjidhje në këtë nivel.

Në këtë takim, ministrat e energjisë ngritën shqetësimin e javëve të fundit lidhur me sigurinë e furnizimit për shkak të çmimeve të larta të importit në rajon të cilat janë shkaktuar si pasojë e temperaturave të ulëta dhe thatësirës.

Kjo situatë ka bërë që në disa vende si Serbia dhe Kroacia çmimi i energjisë së importuar të shkojë deri në rekordin e 200 euro për megavat. Referuar kësaj çështjeje, ministri Gjiknuri tha se Shqipëria e ka zbutur këtë situatë përmes shfrytëzimit optimal të rezervës së saj hidroenergjitike, duke u ekspozuar sa më pak ndaj kësaj krize energjitike në rajon.

Ministrat u dakordësuan të mbështesin kryerjen e një studimi për potencialet hidroenergjitike të të gjitha vendeve të rajonit, studim i cili në kuadër të procesit të konektivitetit në Ballkanin Perëndimor do të identifikojë burimet e reja energjitike që mund ti shërbejnë në të ardhmen të gjithë rajonit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.