ParlamentarePolitika

Mbetjet, Blushi: Jugu i Italisë dhe veriu i Greqisë gati për t’u derdhur në Shqipëri

Deputeti Ben Blushi bëri publik në Kuvend një fakt, sipas të cilit jugu i Italisë dhe veriu i Greqisë po bëhen gati për të sjellë mbeturinat në Shqipëri.

“Unë kam ardhur për të votuar kundër ligjit të mbetjeve. Ishte parashikuar të vijë në seancë por nuk ka asnjë alibi pse nuk është sot në seancë për votim. Sot që patën kurajon të mbrojnë. Sillni ligjin në seancë ta votojmë dhe të ndahemi kush është pro dhe kundër importit. Kush do të rrijë në kazan dhe kush do të dalë nga kazani.

Unë e di shumë mirë pse nuk e sillni, sepse nuk besoj se s’keni votat, se votat e keqbërësve ka me shumicë.

Po ju them se çfarë po ndodh rreth nesh. Janë përgatitur të gjithë kazanët e jugut të Italisë dhe të Greqisë veriore për tu derdhur në Shqipëri. Vetëm 2-3 ditë më parë po më thoshte një mik, që kishte takuar kryetarin e bashkisë së Korfuzit dhe ai i kishte thënë: ‘Kalojeni sa më shpejt atë ligjin në parlament se nuk kemi ku i çojmë mbetjet tona, ti sjellim në Sarandë, ti sjellim në Sarandë, se s’kemi ku ti çojmë.’

I bie më lirë sesa ti djegin në Korfuz gjë për të cilin nuk ka ligj. Në rajon nuk ka asnjë vend që ka një ligj të ngjashëm, dhe i kam ftuar këtë kazanollogët e Rilindjes të tregojnë se kush ka një ligj të ngjashëm. E di që sot do dalin me një copë letër dhe do thonë që BE na ka kërkuar një ligj. Unë nuk besoj se BE ti kërkojë Shqipërisë hapë dyert për mbetjet e Evropës për aq kohë sa Shqipëria nuk ka kapacitet, nuk ka kapacitete”, tha Blushi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button