🌧️
Tiranë 15°C · Shi i lehtë 17 March 2026
S&P 500 6,699 ▲1.01%
DOW 46,946 ▲0.83%
NASDAQ 22,374 ▲1.22%
NAFTA 95.38 ▲3.16%
ARI 5,012 ▲0.19%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
₿ CRYPTO
BTC $74,062 ▲ +0.55% ETH $2,333 ▲ +2.03% XRP $1.5119 ▲ +2.45% SOL $93.9300 ▲ +0.01%
S&P 500 6,699 ▲1.01 % DOW 46,946 ▲0.83 % NASDAQ 22,374 ▲1.22 % NAFTA 95.38 ▲3.16 % ARI 5,012 ▲0.19 % S&P 500 6,699 ▲1.01 % DOW 46,946 ▲0.83 % NASDAQ 22,374 ▲1.22 % NAFTA 95.38 ▲3.16 % ARI 5,012 ▲0.19 %
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
17 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Mbi 60 kërkesa të reja për subjekte agroturistike në 2018

Programi 100+ fshatrat, ka nxitur kërkesën dhe interesin e subjekteve për ngritjen e qendrave agroturistike, bujtinave apo inkubatorëve që plotësojnë standardet e sigurisë ushqimore për gatimet në kushtet e shtëpisë në të gjithë vendin.

Zv.ministrja e Bujqësisë Ermira Gjeçi bëri të ditur se, deri tani janë 44 kërkesa të reja për ngritjen e qendrave agroturistike në fshatrat e programit 100+, 13 kërkesa për bujtina dhe 4 kërkesa të tjera për inkubatorë ushqimorë.

Kjo shifër përbën një trefishim krahasuar me një vit më parë dhe përbën një numër më të madh se tre vitet e mëparshme të mbledhura së bashku.

Ndikimi kryesor për këtë lulëzim të këtij lloji aktiviteti janë mbështetja përmes skemave dhe lehtësive fiskale të miratuara së fundmi. Këto përfshijnë fondin prej 2.5 milionë eurosh për zhvillimin rural dhe diversifikimin ekonomik, TVSH e ulur për strukturat akomoduese në 6%, tatim fitimi në vetëm 5%, si dhe taksa e ndikimit në infrastrukturë zero.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural i vlerëson këto statistika, duke e quajtur agroturizmin një mundësi për të shtuar vlerën e prodhimit bujqësor, punësimin dhe mirëqenien në fshat.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.