Kosova

Mbi 60 mijë kosovarë heqin dorë nga shtetësia

mbi-30-mij-euml-kosovar-euml-heqin-dor-euml-nga-shtet-euml-sia_hdMijëra qytetarë të Kosovës, vazhdojnë të largohen nga vendi për shkak të kushteve jo të mira të jetës.

Informacione nga institucionet bëjnë me dije se mbi gjysmë milion qytetarë nga Kosova, kanë emigruar në vende të ndryshme.

Tashmë, mijëra qytetarë kanë tërhequr dhe vazhdojnë me të madhe të tërheqin edhe shtetasit e tyre nga vendlindja.

Lirimi i shtetësive do të krijojë pasoja me afat të gjatë kohor, jo vetëm për ta, por edhe për shoqërinë dhe vendin në përgjithësi.

Qytetarë të shumtë shihen nëpër sportele të komunave dhe zyrave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, duke kërkuar tërheqjen e shtetësisë. Ata me vete kanë një listë me dokumente të shteteve ku ndodhen, dhe ato të Kosovës që u kërkohen nga zyrat e gjendjes civile.

Adnani që jeton në Gjermani, tregon për portalin “toskanapress.info” se e ka tërhequr shtetësinë, sepse është më e lehtë të lëvizë lirshëm rrotull botës. Sipas tij, shtetësia e Kosovës, po u sjell telashe familjarëve të tij dhe të tjerëve në shumë vende, të cilat bëjnë trajtime jo adekuate.

Adnani, tregon se pasi ka marrë shtetësinë gjermane, ai dhe familjarët e tij lëvizin lirshëm ku të duan dhe nuk hasin probleme siç u ka ndodhur deri më tani.

Ndërsa, Rroksana Qarri, zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Brendshme, tha për portalin “toskanapress.info” se lirimi nga shtetësia i një qytetari bëhet për arsye të marrjes së një shtetësie nga ndonjë vend tjetër që nuk e lejon dyshtetësinë.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, nga viti 2009 e deri më tani, rreth tridhjetë mijë qytetarë të Republikës së Kosovës, që jetojnë jashtë vendit, në bazë të kërkesës së tyre janë liruar nga shtetësia.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button