🌧️
Tiranë 12°C · Shi i lehtë 17 March 2026
S&P 500 6,728 ▲0.42%
DOW 47,102 ▲0.33%
NASDAQ 22,493 ▲0.53%
NAFTA 94.81 ▲2.54%
ARI 5,009 ▲0.14%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
₿ CRYPTO
BTC $74,405 ▲ +0.68% ETH $2,333 ▲ +0.8% XRP $1.5283 ▲ +0.94% SOL $94.3400 ▲ +0.23%
S&P 500 6,728 ▲0.42 % DOW 47,102 ▲0.33 % NASDAQ 22,493 ▲0.53 % NAFTA 94.81 ▲2.54 % ARI 5,009 ▲0.14 % S&P 500 6,728 ▲0.42 % DOW 47,102 ▲0.33 % NASDAQ 22,493 ▲0.53 % NAFTA 94.81 ▲2.54 % ARI 5,009 ▲0.14 %
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
17 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Mbrëmja e veçantë e Dhomës së Tregëtisë dhe Industrisë së Tiranës

Festat e fundvitit janë një rast më shumë jo vetëm për të gëzuar  familjarisht  dhe në komunitet, por edhe për të bërë bilancin e një viti që po mbyllet.

Nën këtë optikë,  Dhoma e Tregëtisë dhe Industrisë së Tiranës, duke vijuar traditën e saj , organizoi mbrëmjen festive ku merrnin pjesë përfaqësues të biznesit, të medias, politikanë, diplomatë e të tjerë.  Të ftuar në këtë mbrëmje ishin edhe kryetari i Kuvendit, Ilir Meta dhe  zv.kryeministri, Niko Peleshi.

Duke përshëndetur, kryetari  i DHTIT-ës , Nikolin Jaka falenderoj  biznesin për  angazhimin e veçantë për t’íu përgjigjur sfidave të vështira të një viti jo të lehtë në planin ekonomik, por edhe për iniciativat krijuese të mjaft përfaqësuesve të biznesit, që janë në kërkim të rrugëve të reja që e forcojnë dhe konsolidojnë ekonominë shqiptare.foto cmimet (3)

Gjithashtu zoti Jaka në fjalën e tij, evidentoj punën e bërë nga institucioni që drejton  për promovimin e risive në fushën e biznesit gjatë këtij viti si dhe  përpjekjet e bëra për të njohur  shqetësimet e komunitetit që përfaqëson.

Ai gjithashtu falenderoj edhe  një sërë biznesesh të reja të çelura në këtë vit dhe që kanë njohur një rritje të shpejtë, çfarë tregon se kur investohesh me vizion dhe i bashkëngjit pasionin, suksesi është i sigurt.

foto cmimet (1)“Aleat të qëndrueshëm dhe të pazëvëndësueshëm”- e ka konsideruar zv.kryeministri, Niko Peleshi biznesin, duke përshëndetur në këtë mbrëmje festive.

Ai gjithashtu foli për vëmendjen e  vazhdueshme që ka qeveria shqiptare ndaj biznesit si dhe për  hartimin e një projekt-ligji të ri i  cili do të  miratohet së shpejti dhe që konsolidon  dhomat e tregëtisë dhe industrisë, si organizma që  veprojnë në ndihmë të biznesmenëve shqiptarë.

Mbrëmja e cila ishtë konceptuar edhe si një show artistik , u pasua me ndarjen e mjaft çmimeve për bizneset më të suksesshme  gjatë vitit 2015.

Televizioni ORA-NEWS dhe televizioni SCAN u nderuan me çmime të veçanta si partnerët më të fuqishëm  në fushën e biznesit.foto cmimet (2)

Po kështu  me çmime u nderuan edhe  Banka Credins, kompania e fuqishme dhe e njohur  “Lajthiza “ , ajo e sigurimeve “EUROSIG” , kompania “ Gega Oil “e të tjerë .

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.