Kosova

McCain viziton Kosovën

Senatori amerikan, njëherësh ish-kandidat për Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John McCain, viziton të enjten Kosovën. Gjatë kësaj ndalese është parashikuar dhe mbajtja e një fjalimi përpara Kuvendit.

Seanca solemne, gjatë të cilës senatori republikan mjaft në zë do t’i drejtohet ligjvënësve kosovarë, është llogaritur të nisë në orën 14:30. Dy ditë më parë, McCain ishte në Beograd, ku kërkoi që zgjidhja e problemeve ballkanike të bëhet përmes afrimit mes palëve. Ai e bëri të qartë se rajonit i nevojitet paqja dhe nuk ngurroi ta shprehte hapur shqetësimin që i sjell ndikimi në rritje i Rusisë. Të njëjtin mesazh, e përcolli edhe në Bosnje

“Kam qenë i shqetësuar mbi disa raporte që kanë të bëjnë me situatën këtu, duke përfshirë ndërhyrjen ruse. Desha të sjell një mesazh me një President të ri tashmë dhe me një administratë tjetër dhe e di që flas në emër të një shumice të kolegëve të mi, si republikanë, ashtu edhe demokratë. Nuk flas për Presidentin, flas për pjesën dërrmuese të kongresmenëve, kur them se duam të shohim progres këtu”, tha McCain.

Maqedonia nuk u bë pjesë e turneut të senatorit amerikan. Fakti që një figurë kaq e rëndësishme e anashkalon vendin, duhet konsideruar, sipas analistëve, një mesazh i fuqishëm për krizën aktuale. Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Denko Maleski, beson se John McCain është këshilluar ta shmangë Shkupin për shkak të situatës politike, e cila nuk po zgjidhet ashtu siç e dikton praktika e shteteve demokratike, ku bën pjesë dhe SHBA-ja.

Mersel Bilalli po ashtu, profesor i së drejtës ndërkombëtare në Universitetin Fon të Shkupit, mendon se anashkalimi është sinjal që diçka nuk është në rregull me Maqedoninë. Nga ana tjetër, diplomati amerikan dhe eksperti për Ballkanin, Janush Bugajski thotë në analizën e vet më të fundit se Moska po hap fronte në Ballkan, me qëllim që ta përkeqësojë krizën politike maqedonase.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button