☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 09 April 2026
S&P 500 6,783 ▲2.51%
DOW 47,910 ▲2.85%
NASDAQ 22,635 ▲2.8%
NAFTA 99.08 ▲4.95%
ARI 4,765 ▼0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
₿ CRYPTO
BTC $71,400 ▼ -0.24% ETH $2,193 ▼ -2.4% XRP $1.3356 ▼ -3.47% SOL $82.6400 ▼ -2.34%
S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 99.08 ▲4.95 % ARI 4,765 ▼0.26 % S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 99.08 ▲4.95 % ARI 4,765 ▼0.26 %
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
09 Apr 2026
Breaking
Kronika

Më 4 shtator shenjtërohet Nënë Tereza

Nënë Tereza shpallet shenjtore më 4 shtator. Njoftimin e bëri Papa Françesku, që sqaroi se procedura do të zhvillohet në Bazilikën e Shën Pjetrit gjatë Jubileut të Mëshirës dhe jo në Kalkuta, siç shpresonte Kisha Katolike në Indi.

Dhjetorin e një viti më parë, Vatikani i njohu shqiptares së madhe mrekullinë e dytë, shërimin e një 35-vjeçari brazilian me tumor në kokë, të cilit mjekët i kishin hequr çdo shpresë për jetën. Falë lutjeve ndaj Nënë Terezës, i riu u shërua pa iu nënshtruar asnjë ndërhyrjeje kirurgjikale.

Mrekullia e saj e parë, ajo që i solli dhe Lumturimin në vitin 2003, ishte një tjetër sherim, ai i indianes Monika Besra  që vuante nga kanceri i stomakut.

Humanistja e jashtëzakonshme ndërroi jetë shtatorin e vitit 1997 në moshën 87 – vjeçare. Në kohën e vdekjes së saj, Misionarët e Bamirësisë së Nënë Terezës numeronin mbi 4,000 motra dhe një vëllazëri prej 300 anëtarësh që punonin në 610 misione në 123 vende të botës.

Aktiviteti i tyre përfshinte dhe qendra për të sëmurët me HIV/AIDS, për lebrozët, të sëmurët nga tuberkulozi,  programe këshillimi për fëmijë dhe familje, ndihmës personal, jetimore dhe shkolla.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.