☁️
Tiranë 26°C · Vranët 13 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 104.03 ▲7.72%
ARI 4,739 ▼1.01%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194
₿ CRYPTO
BTC $70,904 ▼ -0.74% ETH $2,183 ▼ -0.98% XRP $1.3248 ▼ -0.45% SOL $82.0500 ▼ -0.45%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 104.03 ▲7.72 % ARI 4,739 ▼1.01 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 104.03 ▲7.72 % ARI 4,739 ▼1.01 %
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194
13 Apr 2026
Breaking
Rajoni

Më shpejt se mendohej: Lista e reformave të Greqisë

Greqia e ka bërë gati listën e reformave që pritet të dërgohet këtë të hënë (23.02.). Listën e patën kërkuar ministrat e Financave të Eurozonës si kthim për zgjatjen e programit të ndihmave.

Janis Varoufakis

Ja që ishte e bëshme: jo më larg se e premtja, Greqia ra dakord me donatorët evropianë për zgjatjen edhe me katër muaj të programit aktual të ndihmave. Deri të hënën në darkë, Greqia kishte në thelb kohë për të paraqitur planet e saj si kthim për përcjelljen Greqisë të miliardave të tjera. Por nga Athina u dëgjua papritur të shtunën: dokumenti do të hartohet të dielën, kështu u shpreh ministri sportiv i Financave të Greqisë, Janis Varoufakis. U tha megjithatë se lista do të dërgohet vetëm të hënën (23.02.2015). Sipas të dhënave të një përfaqësuesi të qeverisë bëhet fjalë për një listë të shkurtër, në të cilën gjenden elementë si: mospagim taksash, korrupsion dhe administrata publike. Por shifra ose objektiva konkrete nuk janë parashikuar, u tha. Është “plotësisht e sigurtë” që lista do të gjejë miratim, tha Varoufakis.

Troika dhe vendet e Euros duhet të bien dakord

Kur ta dëgjojë këtë, do të kënaqet troika, e cila për arsye kozmetike tani nuk do të quhet më trojkë. Komisioni Evropian, Banka Qendrore Evropiane (BQE) dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar (IWF) tani duhet të verifikojnë nëse është e këndshme për ta lista me masat e reformave. Pastaj fjalën e tyre duhet ta thonë edhe ministrat e Financave të Eurozonës. Po të japin ata dritë jeshile, në disa vende, në përputhje me ligjet, duhet ta japin miratimin edhe parlamentet. Miratime nga parlamentet nevojiten për shembull në Gjermani dhe në Finlandë. Kjo duhet të ndodhë para fundit të shkurtit, sepse atëherë skadon afati i programit të ndihmave.

Hans Michelbach, zëdhënës i Grupit Parlamentar të partive unioniste
Hans Michelbach, zëdhënës i Grupit Parlamentar të partive unioniste

Por Hans Michelbach, zëdhënës i Grupit Parlamentar të partive unioniste në Komisionin e Financave tha megjithatë se vendimet nuk pritet të merren shpejt: meqenëse Bundestagu duhet t’i analizojë “thellë” masat, votimi mund të kryhet vetëm në mars.

Në rast miratimi, Greqia mund të gëzohet të marrë rreth 1,8 miliardë euro. Veç kësaj, Greqia do të merrte fitimet në interesa të Bankës Qendrore Evropiane me huatë shtetërore greke, në shumën 1,9 miliardë Euro. Në periudhën katërmujore do të diskutohet edhe për një marrëveshje pasuese me eurogrupin dhe me institucionet pjesëmarrëse.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.