☁️
Tiranë 12°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,568 ▲0.6%
DOW 46,573 ▲0.5%
NASDAQ 21,798 ▲0.96%
NAFTA 99.82 ▼1.54%
ARI 4,784 ▲2.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,152 ▲ +0.32% ETH $2,131 ▲ +1.4% XRP $1.3482 ▲ +0.46% SOL $83.8100 ▲ +1.06%
S&P 500 6,568 ▲0.6 % DOW 46,573 ▲0.5 % NASDAQ 21,798 ▲0.96 % NAFTA 99.82 ▼1.54 % ARI 4,784 ▲2.25 % S&P 500 6,568 ▲0.6 % DOW 46,573 ▲0.5 % NASDAQ 21,798 ▲0.96 % NAFTA 99.82 ▼1.54 % ARI 4,784 ▲2.25 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Sporti ne bote

Mediat italiane vlerësojnë Kombëtaren shqiptare

mediaSfida e eliminatoreëve të Euro 2016 mes Shqipërisë dhe Portugalisë, e fituar në sekondat e fundit nga luzitanët 1-0, ka gjetur hapësira në median botërore. E përditshmja prestigjoze italiane “La Gazzetta Dello Sport” i ka dedikuar një artikull kësaj sfide të skuadrës sonë përfaqësuese, ku vlerësonte lojën e kuqezinjve të De Biasit.
Sipas kësaj të përditshmeje, Portugalia mori një fitore të pamerituar falë dhuratës së Migel Velozos në minuten e 92-të. Skuadra e Ronaldos ka 15 pikë, 4 më shumë se Shqiperia dhe kualifikimi duket çështje pothuajse e mbyllur. Për Gazzetta Dello Sport, skuadrës sonë kombëtare i mbetet shija e hidhur e dorëzimit pas një ndeshje vërtetë shumë të mirë; mbrojtje perfekte, me një pjesë të dytë kurajoze kundër një skuadre superiore në paga, emra dhe kualitete, por inferiore përsa i përket lojës me zemër dhe pasion. Shqiperia 1 vit më parë mundi Portugalinë në fushën e saj dhe ishte duke marrë 4 nga 6 pikët e mundshme ndaj kësaj skuadre.
Duke qëndruar te reparti i mbrojtjes, emra të tillë si Gjimshiti, Ajeti, Cana apo Agolli janë përmendur në këtë artikull të La Gazzetta dello Sport.
“Nëse në krahun e djathtë të mbrojtjes ke një lojtar 22-vjeçar që luante sfidën e dytë të tij me kombëtaren, një tjetër 21-vjeçar si Ajeti, që ende nuk ka gjetur skuadër pas largimit nga Bazeli, shkëmbin Cana dhe në krahun e majtë një futbollist që siguron jetesën te Karabag, nuk mund të kesh luksin të dalësh nga zona dhe të bësh pasime me mesfushorët”, thekson kjo e përditshme.
“Në mbrojtje Shqipëria ishte solide ku secili prej lojtarëve ishte gati të korrigjointe çdo gabim të shokut të tij. Shqipëria e De Biazit ka pësuar vetëm 3 gola në 6 ndeshje kualifikuese dhe ndaj Portugalisë ajo tregoi vlerat e saj. Kjo sepse Kristiano Ronaldo, Nani, apo Dani nuk mundën të bënin lojën e tyre më të mirë. E gozhduar në prapavijë, skuadra e De Biazit nuk kishte shumë interes për lojën sulmuese, por në momentin kur shtoi ritmin e lojës, arriti të godasë shtyllën me Cikalleshin. U duk se po shkonte gjithçka drejt rezultatit 0-0, kur Kuarezma gjeti Veloso për të djegur Shqipërinë, që gjithsesi e ka një motiv për të buzëqeshur; barazimi i Danimarkës me Armeninë e lë këtë kombëtare 1 pikë nga vendi i dytë me një ndeshje më pak”, shkruan “La Gazzetta Dello Sport”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.