🌤️
Tiranë 12°C · Kryesisht kthjellët 04 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $67,251 ▲ +0.55% ETH $2,063 ▲ +0.46% XRP $1.3173 ▼ -0.06% SOL $80.8000 ▲ +0.64%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
04 Apr 2026
Breaking
Kosova

Mediat serbe: Prishtina zyrtare po përgatit një ofensivë të fuqishme ndaj Serbisë

bPrishtina zyrtare po përgatit një ofensivë të fuqishme ndaj Serbisë, pikërisht në momentin kur Beogradi po dërgon në Gjykatën Speciale akuzat ndaj ish-komandamtwve të UÇK-së. Kreu i ekipit të Kosovës në negociatat me Beogradin, Edita Tahiri deklaroi se Prishtina do të përfshijë në diskutime çështjen e reparacioneve të luftës në kuadër të dialogut me Beogradin. Siç bën të ditur televizioni serb B92, Tahiri tha se kërkesa formale do të hartohet pas zgjedhjeve të 24 prillit në Serbi dhe formimitt ë qeverisë së re.

Mësohet se kjo manovër diplomatike është përgatitur në konsultim me aleatët perëndimorë si SHBA dhe BE-ja.

Tahiri deklaroi se qeveria e Kosovës e konsideron demarkacionin e kufirit dhe çmontimin e strukturave paralele si një nga çështjet kyçe të negociatave. Dhe sipas Tahirit, pikërisht zgjidhja e këtyre çështjeve është kushti për formimin e Asocacionit të Komunave Serbe, apo e ashtuquajtura “Zajednica”.

“Një grup trepalësh do të formohet në Bruksel për të shpërbërë strukturat paralele të Serbisë në Kosovë”, tha Tahiri

Ajo shtoi edhe çështjen e rikthimit të pensioneve për të gjithë të moshuarit e Kosovës, fond i cili është grabitur nga qeveria serbe që pas luftës së vitit 1999. Tahiri deklaroi se “pensionet janë pjesë e reparacioneve të luftës të cilat do të diskutohen në fund duke përfshirë të gjithë aspektet, atë human, material, kulturor apo fetar”.

Reparacionet e Luftës janë një mekanizëm i njohur ndërkombëtar i përdorur kryesisht pas luftrave të mëdha botërore, ku shtetet që kanë nisur këto luftra kanë paguar një më një të gjitha dëmet që i kanë shkaktuar popujve që i kanë pushtuar.

Në këtë rast, do të duhet negociata të fuqishme mes palëve me ndërhyrjen e ndërkombëtarëve; por nëse merret si bazë lëshimi i Prishtinës për Asocasionin  dhe Gjykatën Speciale, reparacionet janë një instrument i rëndësishëm si presioni por edhe drejtësie. Serbia në vite ka grabitur pasuritë natyrore të Kosovës; por i mori edhe fondin e pensioneve edhe prona të ndryshme. Dëmshpërblimi i luftës mund të jetë në para të thata, por edhe në investime kapitale. Vetëm Jugosllavia e Titos mori miliarda dollarë pas Luftës së Dytë Botërore nga Gjermania, të cilat i shërbyen për të ndërtuar ekonominë e vendit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.