🌧️
Tiranë 10°C · Shi i lehtë 18 March 2026
S&P 500 6,673 ▼0.65%
DOW 46,557 ▼0.93%
NASDAQ 22,331 ▼0.66%
NAFTA 97.16 ▲1.71%
ARI 4,897 ▼2.22%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
₿ CRYPTO
BTC $71,690 ▼ -3.59% ETH $2,209 ▼ -5.22% XRP $1.4553 ▼ -4.66% SOL $90.3000 ▼ -4.32%
S&P 500 6,673 ▼0.65 % DOW 46,557 ▼0.93 % NASDAQ 22,331 ▼0.66 % NAFTA 97.16 ▲1.71 % ARI 4,897 ▼2.22 % S&P 500 6,673 ▼0.65 % DOW 46,557 ▼0.93 % NASDAQ 22,331 ▼0.66 % NAFTA 97.16 ▲1.71 % ARI 4,897 ▼2.22 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
18 Mar 2026
Breaking
Politika

MEI kallëzon penalisht Mimën dhe Bozdon: I shkaktuan buxhetit 3.4 milionë euro dëm

Ministria e Energjisë dhe Industrisë ka kallëzuar penalisht ish ministrin e METE, Florjon Mima dhe ish zv.ministrin Enno Bozdo. Kallëzimi vjen pas auditimit të kryer nga ky institucion.

Për MEI të dy ish zyrtarët kanë shpërdoruar detyrën duke i shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 3.4 milionë euro.

MEI ka audituar rregullshmërinë e zbatimit të marrëveshjeve të shitjes së aksioneve të hidrocentraleve të Shkopetit, Bistrica 1 dhe Bistrica 2, tek shoqëria “Kurum”.

“Midis ish-METE, përfaqësuar respektivisht nga ish Ministri Z.Florjon Mima dhe ish Zv.Ministri Z. Enno Bozdo janë nënshkruar deklaratat e përfundimit lidhur me marrëveshjet e shitjes për këto HEC-e ndërsa me urdhërat e ish-Ministrit është bërë transferimi i aksioneve të HEC-eve. Nga përllogaritjet e kryera nga auditimi, përveç parregullsive në procedurë, rezulton se blerësi duhet të paguante vlerën e rregullimit prej rreth 3.4 milion Euro për HEC Ulëz-Shkopet, shumë e cila përbën dëm ekonomik për interesat e shtetit dhe përfitim të pa drejtë për blerësin. Deklarata e përfundimit të shitjes për këtë HEC është nënshkruar nga ish zv. Ministri Enno Bozdo. Për Hec Bistrica 1 dhe 2 nuk rezulton të ketë vlerë rregullimi në çmimin e shitjes”, thuhet në deklaratën e MEI.

Ministria e Energjisë dhe Industrisë vazhdon procesin e auditit në të gjitha konçesionet me objektiv kontrollin e zbatueshmërisë së detyrimeve dhe procedurave ligjore.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.