Bota

Meksikë, bandat e drogës vrasin 15 policë

Pesëmbëdhjetë policë janë vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur në një pritë në shtetin meksikan të Jalisco, kanë bërë të ditur zyrtarë në Meksikë.

meksike,40policiaPersona të armatosur sulmuan autokolonën e policisë, të cilët po udhëtonin në një autostradë drejt qytetit të Guadalajara. Komisioneri i Sigurimit, Alejandro Solorio, e quajti atë një “sulm frikacak”.

Zona ku ndodhi ngjarja e rëndë kontrollohet nga karteli i drogës i njohur si ‘Jalisco New Generation’, por Solorio nuk ka thënë nëse banda qëndronte pas sulmit.  ‘Jalisco Neë Generation’, konsiderohet si një prej karteleve më të fuqishme në Meksikë dhe është i përfshirë në trafik droge në shkallë të gjerë përgjatë Bregut Paqësor.

Raul Benitez, një ekspert i sigurisë në Universitetin Kombëtar Autonom të Meksikës, tha se sulmi ishte planifikuar mësë miri. “Shumë persona të armatosur bllokuan autostradën dhe qëlluan mbi forcat e policisë”, tha ai për “Associated Press”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button