Mëndësi moniste e politikanëve shqiptarë

Shumica e politikanëve shqiptarë u rritën dhe edukuan me mësimet e Partisë së Punës, Marksizëm-Leninizmit dhe të internacionalizmit proletar. Ata as që e kishin menduar që Partia e Punës kishte për t’u përmbysur, edhe pse në Botë vetëm ne dhe Korea e Veriut kishim mbetur si fanar ndriçues të Marksizëm-Leninizmit. Ishte revolta e studentëve (populli mezi po e priste atë çast), që ndryshoi si tufan me shpejtësi të madhe gjendjen tonë ideoemocionale.Po trokiste fort në zemrat tona thirrja :” E duam Shqipërinë si gjithë Europa!”.Deshën nuk deshën (apo sepse edhe vetë Ramiz Alia fshehurazi i nxiti), shumë nga ata që përgjëroheshin për teserën e kuqe të partisë që mbanin në xhep, brenda 24 orëve të rilindnin. Nga ushtarë besnikë të nënës Parti dhe xhaxhi Enverit, deklaruan me të madhe se u bënë demokratë të kulluar. Njeri nga këta, më kryesori ishte doktori Sali Ram Berisha. Atij diktatori Ramiz Alia ia besoi detyrën që të vihej në krye të studentëve demonstrues. Si sekretar partie i devotshëm doktori e plotësoi me nder porosinë e partisë dhe, bëri ç’bëri, u zgjodh Kryetar i Partisë Demokratike, të parës dhe më të madhes parti antikomuniste të Shqipërisë. Pasojat e këtij komandimi do të dukeshin shumë shpejt. Njerëzit i dinë mirë dhe s’kanë nevojë t’ua përsëris. Dua t’ju kujtoj vetëm se përse shumë shqiptarë atëhere u zhgënjyen?



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.