Bota

Merkel në vizitë ekonomike në Kinë

Kina nënshkroi sot një marrëveshje të rëndësishme për blerjen e 100 aeroplanëve, tip airbus ”A320neo”, në fillim të vizitës së kancelares gjermane, Angela Merkel në Pekin.

Ajo ka marrë në delegacion edhe CEO-n e ri të kompanisë ”Volkswagen”.

”Airbus”-i dhe rivali i tij amerikan ”Boeing” janë në konkurencë të drejtpërdrejtë për shtrirjen e tyre në tregun kinez.

Sipas projektimeve të tanishme të ”Boeing”-ut, Kinës i duhen rreth 6 330 avionë që do te shërbejnë në linja të rregullta në 20 vitet e ardhshme.

”Airbus”-i disponon një linjë montimi për A320 në Tianxhin, në veri të Kinës dhe grupi po përgatitet për të shtuar një qendër që kujdeset për të gjitha detajet për avionët e transportit me kapacitet të madh.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button