Tiranë 16°C · Pjesërisht vranët 03 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 71.52 ▲0.27%
ARI 4,910 ▲2.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,609 ▲ +0.88% ETH $2,047 ▲ +1.03% XRP $1.3170 ▲ +2.59% SOL $79.4200 ▲ +2.85%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 71.52 ▲0.27 % ARI 4,910 ▲2.24 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 71.52 ▲0.27 % ARI 4,910 ▲2.24 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
03 Apr 2026
Breaking
Bota

Merkel: Të luajmë rol më të madh në arenën ndërkombëtare

Pas Europës, Botën: Angela Merkel thotë se Gjermania duhet të luajë rol më të madh në arenën ndërkombëtare. Në një tubim elektoral të partisë së saj Kristian Demokrate përpara zgjedhjeve rajonale të javës që vjen, kancelarja refuzoi të përcjellë një qasje më individuale e të brendshme ndaj krizës së emigrantëve në Europë.

“Vendi ynë nuk duhet ta shpërndajë influencën e tij vetëm nëpërmjet eksporteve. Në një botë të hapur, ne duhet të marrim përgjegjësi për atë çfarë ndodh jashtë kufijve europianë. Që do të thotë më shumë ndihmë për zhvillim, më shumë standarte në mbrojtjen e klimës, do të thotë tregti e lirë dhe shumë më tepër nga sa ndjen një individ në një shoqëri të mbyllur”, tha Merkel.

Liderja gjermane përballet me një presion të madh, sidomos brenda kufijve për të frenuar dallgën e emigrantëve, pasi 1,1 milionë vetë hynë në Gjermani në vitin 2015. Ndërsa qeveria e saj ka bërë disa lëvizje, përfshirë këtu shpalljen e disa vendeve të origjinës së sigurtë, mes të cilave dhe Tunizia e Maroku dhe ka përshpejtuar procedurat e riatdhesimit të azilkërkuesve të refuzuar, sërish ka pakënaqësi dhe nuk janë të paktë ata që e shohin politikën e saj si dështim. Një prej kritikëve më të ashpër është Horst Seehofer, lideri i partisë simotër të Kristian Demokratëve në Bavari, CSU-së.

Një disfatë në zgjedhjet rajonale mund ta detyrojë Merkelin të ndryshojë kurs nëse dëshiron ta mbajë akoma partinë e vet në mazhorancë në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.