☁️
Tiranë 15°C · Vranët 19 March 2026
S&P 500 6,576 ▼0.73%
DOW 45,789 ▼0.94%
NASDAQ 21,957 ▼0.88%
NAFTA 96.79 ▲1.39%
ARI 4,575 ▼6.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751
₿ CRYPTO
BTC $69,116 ▼ -3.06% ETH $2,114 ▼ -3.04% XRP $1.4302 ▼ -0.76% SOL $87.5200 ▼ -1.78%
S&P 500 6,576 ▼0.73 % DOW 45,789 ▼0.94 % NASDAQ 21,957 ▼0.88 % NAFTA 96.79 ▲1.39 % ARI 4,575 ▼6.55 % S&P 500 6,576 ▼0.73 % DOW 45,789 ▼0.94 % NASDAQ 21,957 ▼0.88 % NAFTA 96.79 ▲1.39 % ARI 4,575 ▼6.55 %
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751
19 Mar 2026
Breaking
Rajoni

Merkel: Vizion shprese për Ballkanin

Ballkani Perëndimor është vënë sërish në fokusin e Angela Merkel. Pas takimit me Kryeministrin bullgar, Boyko Borissov, kancelarja gjermane theksoi rëndësinë e procesit të Berlinit.

Merkel tha se ajo pret takimin e radhës në Trieste, ku do të jenë mundësitë për të biseduar për “një vizion të shpresës për të gjithë rajonin”.

“Me këtë do të theksojmë edhe njëherë mbështetjen tonë për këto vende gjatë procesit të integrimit të tyre në BE, pasi shihet qartë se ka interesim edhe nga shtete të tjera që duan të rrisin influencën e tyre në Ballkan”, deklaroi Merkel.

Kryeministri bullgar vuri në dukje rëndësinë e madhe që ka integrimi i këtyre vendeve në BE dhe se pozicioni gjeografik i Bullgarisë jep mundësi për të bërë shumë që Ballkani të ecë përpara.

“Dëshiroj shumë që të ketë një perspektivë të qartë edhe për njeriun e thjeshtë në rruge, nuk flas për elitat, por për qytetarin normal të Ballkanit, që qytetari i thjeshtë ta dijë, sepse ai do të jetë një ditë anëtar i bllokut, do të jetë njeri i lirë e që do të mund t’i gëzojë të gjitha të drejtat që sjell anëtarësimi në Bashkimin Europian”, tha Borissov.

Kancelarja gjermane i mëshoi rëndësisë së bashkëpunimit sa më të mirë mes vendeve të Europës, sidomos pas largimit të Britanisë së Madhe nga BE-ja dhe situatës së komplikuar gjeopolitike.

1 Koment

  • sali 08 June 2017, 21:35

    Merkel.Te sillet NATO ne Ballkan dhe te behet pastrimi etnik i shqipetareve nga hajdutet kriminelet dhe traficantet.Clironi kombin shqipetar.Shqipetaret jane simbol i vecante ne bote i miresise,bujarise,te vertetes,dhe drejetsise.

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.