Politika

Arvizu: Auditues i ndershëm për ruajtjen e pasurisë. Nishani: Rruga jonë, integrimi në BE

Arvizu-AmbasadorAmbasadori amerikan ne vendin tone, Aleksander Arvizu, duke vleresuar Shqieprine per nje shembull te mire ne luften kunder korrupsionit ka theksuar se vendit i duhet nje auditues i ndershem e i pavarur per te ruajtur pasurine e popullit.

Deklaraten ai e ka bere gjate fjales se mbajtur ne konferencën shkencore të Këshillit të Lartë të Shtetit, për auditimin publik të vendit.

“Një auditues i mirë tregon praktikat më të mira. Në një qeveri, një auditues i mirë është i pavarur dhe suksesshëm, pasi ata janë rojtarët që hedhin dritë mbi shpenzimet. Në Shqipëri KLSH është një administrues i rëndësishëm që mbikëqyrë financat dhe mashtrimet e mundshme në qeveri. Në luftën kundër korrupsionit Shqipëria ka ngritur një shembull të mirë, duke bashkëpunuar me anë të punës së përbashkët, dhe me KLSH-në. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka qenë partner i përbashkët e hetimeve, në vitin 2012 iu referua 12 çështjeve, dhe në 2014 KLSH i ka referuar shumë çështje JPJ-ve. Kjo rritje ndodh për shkak të punës së madhe të bërë nga KLSH që të zhvillohet si auditues moderne.”-tha gjatë fjalës së tij Arvizu.

Nishani

Presidenti Bujar Nishani vleresoi se e vetmja rruige e vendit eshte integrimi ne BE. “Nuk ka një plan tjetër për Shqipërinë. Ka vetëm një rrugë ajo e integrimit. Ky është një proces i cili nuk do të jetë i shkurtër, por ne kemi një detyrë dhe përgjegjësi shumë të madhe dhe kjo është të përfshihemi në proces, të angazhohemi dhe të kontribuojmë në të. Do ishte fatale nëse do e humbisnim procesin. Shqipëria vjen jo pa eksperienca në rrugën e këtij procesi. Vjen pas dy dekada të konsolidimit të institucioneve, të përparimit të ekonomisë dhe emancipimit të shoqërisë. Vjen në këtë proces si anëtare e NATO-s. Mbërritja në tryezë e së cilës ka pasur arritje angazhime performancë”- tha ai.

Nishani vleresoi arritjet e dallueshme në dinamikë dhe cilësi të KLSH-së gjatë viteve të fundit. “Ashtu siç dua të vlerësoj eksperiencën e vyer të këtij institucioni që nga krijimi. Paraja publike në momentin që bëhet e tillë nuk është pronë e asnjë individi tjetër, është pronë vetëm e shtetit shqiptar. Unë besoj që këtë eksperiencë të mirë që auditi i shtetit shqiptar ka mbledhur deri më sot duhet ta shohë çdo ditë në aktivitetin tij në raport me shtetin shqiptar”- tha ai.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button