Meta-Koenders: Klimë mirëbesimi dhe kompromisi për zgjedhje të lira
Një klimë mirëbesimi dhe kompromisi për zgjedhje të lira është shprehur ministri i Jashtëm i Hollandës, Bert Koenders gjatë takimit me kreun e Kuvendit, Ilir Meta.
Ata kanë biseduar mbi situatën politike në vend, zhvillimet në rajon dhe bashkëpunimet dypalëshe.
“Kuvendi i Shqipërisë mirëpret intensifikimin e shkëmbimeve parlamentare, bashkëpunimit qeveritar dhe ekonomik mes dy vendeve. Kuvendi mbetet vendi i dialogut politik dhe i besimit reciprok me partive”, është shprehur z. Meta.
Kreu i Kuvendit tha më tej se integrimi evropian kërkon zbatim cilësor të reformave. Reforma në drejtësi mbetet kryefjala e angazhimit tonë politik. Ndërsa z. Koenders tha se BE inkurajon zbatimin e plotë të reformës në drejtësi. “Dëshirojmë një klimë mirëbesimi dhe kompromisi për organizmin e zgjedhjeve të lira e të ndershme”, tha ai.
Meta – Koenders biseduan edhe mbi zhvillimet e fundit në rajon. Stabiliteti, konsolidimi demokratik dhe integrimi evropian i vendeve të Ballkanit i shërben sigurisë mbarë-evropiane dhe axhendës euro-atlantike të tërë rajonit.