Politika

Meta: LSI nuk është një parti shtojcë, nëse Rama i ka votat dalim në opozitë

Ilir Meta ka deklaruar se LSI nuk është një parti shtojcë.

Nëse më 19 qershor Edi Rama me Lulzim Bashën konfirmojnë 71 mandate, ai tha se LSI del në opozitë

“Pse nuk ikën LSI nga qeveria? LSI nuk është një parti shtojcë. Nëse sot Rama konfirmon 71 mandate në mënyrë legjitime, LSI del në opozitë që tani. Nëse më 19 qershor Edi Rama me Lulzim Bashën konfirmojnë 71 mandate LSI del në opozitë. Dhe nëse LSI del në opozitë do të votojë gjithmonë çdo ligj për integrimin.

LSI nuk është nuk ka qenë dhe nuk do të jetë asnjëherë shtojcë e asnjë force politike që i ka 71 vota legjitime apo se i ka në mënyra të tjera. Por nuk do lejojmë të çojmë vendin në një vakum qeverisje legjitimet. Jemi të hapur të qëndrojmë në opozitë gjithmonë duke votuar ligjet për integrimin evropian”, tha Meta.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button