Politika

Meta në Budapest: Rajoni të njohë Kosovën

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ndodhet në Budapest për të marrë pjesë në punimet e konferencës së kryeparlamentarëve të rajonit, ku dërgoi një mesazh të tërthortë për Serbinë dhe Rumaninë që të njohin pavarësinë e Kosovës.

Më fjalëm e mbajtur në këtë konferencë, kryeparlamentari Meta i mëshoi bashkëpunimit rajonal, sidomos atij në kuadër të procesit të lindur nga Konferenca e Berlinit dhe kërkoi njohjen e pavarësisë së Kosovës nga të gjitha vendet e rajonit.

Meta tha se është me rëndësi për sigurinë rajonale që shteti i Kosovës të njihet zyrtarisht nga të gjitha vendet, ndërsa foli edhe për tre faktorë që kërcënojnë sigurinë në Ballkan.

“Terrorizmi, nacionalizmi dhe populizmi cënojnë sigurinë rajonale”, tha Meta.

Kryeparlamentari shqiptarë shprehu vendosmërinë dhe angazhimin maksimal të Shqipërisë për nismat që burojnë në kuadër të procesit të Berlinit si projektet konkrete në infrastrukturën rrugore, hekurudhore dhe atë energjitike.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button