Zgjedhjet lokale 2015

Meta në Velipojë për “1 Majin”: T’i japim jetë me votë projektit “Keti për Shkodrën”

Kreu i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, është ndalur ditën e sotme në Velipojë, ku është takuar me banorë të zonës edhe me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punës, 1 Maji. Në këtë vizitë që po zhvillon kreu i LSI, shoqërohet edhe nga Keti Bazhdari kandidate e mazhorancës për Bashkinë e Shkodrës.

Duke u ndalur tek zgjedhjet lokale, Meta tha se “21 qershori është një ditë shumë e rëndësishme për të gjithë”, pasi me votën e qytetarëve do t’i jepet drita jeshile shumë projekteve në shërbim të tyre.

“21 qershori është një ditë shumë e rëndësishme për të gjithë. Më 21 qershor duhet të votoni për t’i dhënë jetë projektit “Keti për Shkodrën”, pasi ky është një projekt i qytetarëve të Shkodrës. Keti është garanci se nuk kërkon të punësohet vetë në bashki”, tha Meta.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button