Zgjedhjet lokale 2015

Meta: Safet Gjici, projekt të suksesshëm transformimi në Kamëz

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, mori pjesë në një takim me banorë të Kamzës, ku ishte i pranishëm edhe kandidati i përbashkët i “Aleancës për Shqipërinë Europiane”, për Bashkinë e Kamzës, Safet Gjici.

Në këtë takim merrnin pjesë Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ylli Manjani, deputeti i PS-së, Pjerin Ndreu, si dhe drejtues të strukturave lokale të LSI-së dhe të PS-së.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, shprehu besimin e se banorët e kësaj zone do të votojnë kandidatin e majtë Safet Gjici. “Ju tashmë e keni marrë vendimin dhe vendimi juaj është që në 21 qershor do të arkivohet njëherë e mirë projekti i këtyre 8 viteve ‘Kamza ime’ dhe ju do të votoni për projektin e ri “Kamza jonë” me kryetarin e ri të bashkisë, Safet Gjicin. Projekti i Aleancës për Shqipërinë Europiane dhe i kryebashkiakut të ardhshëm të koalicionit tonë, Safet Gjici, është “Kamza jonë”, që të gjithë të jenë pjesë e ndryshimit, e transformimit. Do të jetë një projekt transparent, në mënyrë që të gjithë qytetarët në Kamëz dhe në Paskuqan të dinë kontributin që ata japin për buxhetin e bashkisë, kontributin që i jep qeveria, kontributin që i japin donatorët, kontributin që i japin bizneset që funksionojnë në këto territore dhe njëkohësisht të njihen me mënyrën se si këto të ardhura dhe këto kontribute shpenzohen dhe investohen në dobi të komunitetit”, tha Meta.

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. META  mori pjesë në një takim me banorë të Kamzës(5)Në vijim të fjalës së tij, Meta kërkoi që t’i jepet fund mënyrës aktuale të drejtimit të Bashkisë së Kamzës duke e lënë atë me investime skandaloze dhe me infrastrukturë të dobët.

“Unë kam besim të plotë se Safet Gjici është njeriu i duhur. Është në drejtimin e duhur dhe di të ecë shumë shpejt. Është një njeri i cili ka një eksperiencë të shkëlqyer menaxhimi, administrimi, shumë i suksesshëm. Është një njeri i cili ka mentalitetin e kampionit. Pra, që dëshiron të arrijë majat e suksesit dhe këtë e provoi edhe me ekipin e Kukësit që e mori nga hiçi dhe e çoi edhe në Kupat e Europës. Ka frymën e ekipit dhe të bashkëpunimit. Por, unë besoj shumë se edhe fakti që ai vendosi të kandidojë këtu, është rezultat i një vendimmarrje shumë të pjekur dhe të studiuar, duke patur në radhë të parë besimin e tij te resurset që ka ky komunitet i jashtëzakonshëm”, theksoi Meta, duke shtuar se “Kamza jonë” meriton të ecë më shpejt me këtë rini të jashtëzakonshme.

Duke shprehur mbështetjen e qeverisë për Kamzën, Lideri i LSI-së theksoi se Kamza i ka të gjitha mundësitë të bëhet një model i integrimit shoqëror dhe i emancipimit shoqëror.

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. META  mori pjesë në një takim me banorë të Kamzës(8)“Mbështetja jonë, e Qeverisë, e Parlamentit, e mazhorancës, do të jetë e jashtëzakonshme për të gjitha projektet e Kamzës në infrastrukturë. Në mënyrë të veçantë për të zgjidhur njëherë e mirë problemin e ujit të pijshëm dhe të kanalizimeve. Dhe për këtë qeveria shqiptare ka bashkëpunuar dhe bashkëpunon me KFW-në e Gjermanisë dhe ky është një projekt që do të realizohet, sepse është vullneti i qeverisë shqiptare, por do të jetë edhe bashkëpunimi i kryetarit të ardhshëm të Bashkisë, Safet Gjici”, tha Meta.

Më tej, Kryetari i LSI shprehu bindjen se Safet Gjici është njeriu i duhur për Bashkinë e re të Kamzës.

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. META  mori pjesë në një takim me banorë të Kamzës(2)“Të zgjedhim njeriun e duhur që ecën në drejtimin e duhur dhe që di të bashkëpunojë me komunitetin, që di t’i dëgjojë dhe t’i respektojë njerëzit. Që nuk i ndan, por përkundrazi dhe që është i vendosur t’u shërbejë njësoj pa dallim feje, krahine dhe ideje politike. Këto janë zgjedhje vendore. Këto janë zgjedhje për të zgjidhur problemet e komunitetit, problemet e përditshme. Qytetarët do të votojnë për të zgjedhur një kryebashkiak që do të zgjidhë problemet e pazgjidhura deri më tani të infrastrukturës, të shërbimeve. Do të zgjidhet një kryebashkiak që interesohet edhe për punësimin e qytetarëve të tyre dhe për këtë duhet një bashkëpunim i ngushtë me qeverinë, me investitorët dhe nuk keni model më të mirë se sa modeli i Safet Gjicit, i cili nuk vjen për të drejtuar Bashkinë e Kamzës dhe për t’i gjetur punë vetes së tij, sepse është një njeri që ka me qindra dhe mijëra njerëz që punojnë prej kohës në aktivitetet e tij mjaft të suksesshme. Është një njeri i cili i ka vendosur vetes një qëllim të rëndësishëm, që të realizojë një projekt të suksesshëm transformimi këtu në Kamëz që është edhe qendra e Shqipërisë”, shtoi Meta, ndërsa shprehu besimin në vendosmërinë e tij, në vizionin e tij dhe në ambiciet e Gjicit.

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. META  mori pjesë në një takim me banorë të Kamzës(3)Ilir Meta tha se ora e ndryshimit dhe e transformimit të pandalshëm për bashkinë e re të Kamzës është shumë afër. “Ftojmë të gjithë dhe jo vetëm anëtarët dhe simpatizantë e PS, LSI dhe të koalicionit tonë, por edhe të gjithë demokratët të bëhen pjesë e projektit tonë, sepse ne nuk do të diskriminohet asnjë këtu në Kamëz e në Paskuqan për arsye politike. Përkundrazi, do t’i respektojmë dhe do t’i integrojmë të gjithë në projektet tona të zhvillimit”, deklaroi Meta.

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ylli Manjani, në emër të Këshilltarëve të LSI-së uroi Safet Gjicin për fitoren e sigurt në zgjedhjet e 21 qershorit. “Këshilltarët tanë janë gati të marrin të gjithë përgjegjësinë e nevojshme që të jenë në krah të kryetarit të ri të bashkisë. Janë absolutisht të angazhuar që të jenë në krah të kryetarit për të ecur më shpejt në drejtimin e duhur për më shumë punësim, për më shumë zhvillim, për më shumë shërbime. Drejtimi i gabuar është i qartë, pasi Partia Demokratike ka bërë një gabim të rëndë duke vënë një të dënuar me vendim gjyqi në krye të bashkisë, e ka humbur. Ne vazhdojmë punën tonë në drejtimin e duhur . Ne i ftojmë ata dhe këdo tjetër që të bashkohen me menaxherët”, tha Manjani.

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. META  mori pjesë në një takim me banorë të Kamzës(7)Kandidati i përbashkët i “Aleancës për Shqipërinë Europiane”, për Bashkinë e Kamzës, Safet Gjici, falënderoi Ilir Metën për mbështetjen e madhe që i ka dhënë në këto zgjedhje, ndërsa garantoi banorët e Kamzës dhe të Paskuqanit për më shumë investime.

“Strukturat tona janë bërë një trup i vetëm për të shporrur një herë e mirë këtë të keqe që ka bërë në bashkinë e Kamzës dhe të Paskuqanit kryetari aktual. Së pari, duhet të falënderoj mikun tim z. Meta që po na mbështet fuqishëm për të ndryshuar këtë gjendje të mjerueshme, këtë gjendje ku kryetari i aktual i bashkisë ka menduar vetëm për veten e tij dhe jo për hallet e qytetarëve. Të jeni të sigurt që me mbështetjen e z. Meta, me mbështetjen e z. Rama, ne do të sjellim investime gjigante për të rregulluar gjendjen që sot është më keq se çdo qytet tjetër në Shqipëri. Të jeni të sigurt që ne me mbështetjen e qeverisë shqiptare, të gjigantëve të politikës shqiptare Rama-Meta, do ia ndryshojmë gjendjen njëherë e mirë kësaj bashkie”, u shpreh ndër të tjera Safet Gjici.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button