Politika

Meta: Socialistët dhe Demokratët do të votojnë për LSI-në

Ilir Meta beson se më 25 qershor qytetarët shqiptarë, demokratë dhe socialistë, do ta votojnë LSI-në.

Në një video të shpërndarë në profilin e LSI në Facebook, nga takimi elektoral në Pogradec, Meta ka thënë se rinia e Shqipërisë do t’u tregojë Tom-it dhe Jerry-t, siç i ka quajtur ai Ramën dhe Bashën, se Shqipëria ka Zot.

“Të gjithë, më 25 qershor, me votë, t’u themi Tom-it dhe Jerry-t që Shqipëria ka Zot, që rinia e Shqipërisë nuk do të iki nga Shqipëria. Nuk ka shans për Tom-in dhe Jerry-n. Edhe socialistët, edhe demokratët, do të votojnë për LSI-në”, ka thënë Meta.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button