☁️
Tiranë 13°C · Vranët 23 March 2026
S&P 500 6,638 ▲2.02%
DOW 46,595 ▲2.23%
NASDAQ 22,125 ▲2.21%
NAFTA 89.91 ▼8.47%
ARI 4,488 ▼1.9%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
₿ CRYPTO
BTC $71,201 ▲ +3.66% ETH $2,174 ▲ +4.66% XRP $1.4480 ▲ +3.64% SOL $91.2300 ▲ +4.66%
S&P 500 6,638 ▲2.02 % DOW 46,595 ▲2.23 % NASDAQ 22,125 ▲2.21 % NAFTA 89.91 ▼8.47 % ARI 4,488 ▼1.9 % S&P 500 6,638 ▲2.02 % DOW 46,595 ▲2.23 % NASDAQ 22,125 ▲2.21 % NAFTA 89.91 ▼8.47 % ARI 4,488 ▼1.9 %
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
23 Mar 2026
Breaking
Politika

Meta takohet me Presidentin e Senatit Amerikan, Orrin Hatch

Gjatë qëndrimit të tij në Washington DC, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta u prit nga Presidenti i Senatit Amerikan Orrin Hatch.

Senatori Orrin Hatch i uroi mirëseardhjen në Washington Kryetarit të Kuvendit Ilir Meta dhe shprehu kënaqësinë për pjesëmarrjen e tij në ceremoninë inauguruese të Presidentit 45-të të SHBA Donald Trump.

Duke diskutuar mbi marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Senatori Hatch theksoi se Administrata e re do t’i kushtojë vëmendje Shqipërisë dhe aleatëve të saj.

“Kemi kënaqësinë që merrni pjesë në inaugurimin e Presidentit Trump. Administrata e re do t’i kushtojë vëmendje Shqipërisë dhe aleatëve të saj. Në këtë kuadër duhet të rrisim bashkëpunimin në disa fusha si siguria dhe tregtia dhe Senati i Shteteve të Bashkuara e mbështet partneritetin në rritje mes dy vendeve”, – theksoi Presidenti i Senatit Amerikan Orrin Hatch.

Kryetari i Kuvendit Meta, gjatë takimit, vuri në dukje se betimi i Presidentit Trump është një ngjarje me rëndësi jo vetëm për SHBA por edhe më gjerë.

“Inaugurimi i Presidentit Trump është me rëndësi jo vetëm për SHBA por edhe në aspektin global. Besoj në një bashkëpunim në rritje për të ardhmen ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë”,- u shpreh Meta.

Gjatë bashkëbisedimit, Meta vlerësoi gjithashtu rëndësinë që kanë Shtetet e Bashkuara të Amerikës në rajonin e Ballkanit duke theksuar se: “Angazhimi i SHBA është shumë i rëndësishëm për paqen dhe sigurinë e rajonit”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.