🌧️
Tiranë 11°C · Shi i lehtë 02 April 2026
S&P 500 6,572 ▼0.05%
DOW 46,459 ▼0.23%
NASDAQ 21,826 ▼0.07%
NAFTA 110.96 ▲10.83%
ARI 4,697 ▼2.41%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $67,030 ▼ -1.56% ETH $2,059 ▼ -3.35% XRP $1.3063 ▼ -3.12% SOL $79.1400 ▼ -5.73%
S&P 500 6,572 ▼0.05 % DOW 46,459 ▼0.23 % NASDAQ 21,826 ▼0.07 % NAFTA 110.96 ▲10.83 % ARI 4,697 ▼2.41 % S&P 500 6,572 ▼0.05 % DOW 46,459 ▼0.23 % NASDAQ 21,826 ▼0.07 % NAFTA 110.96 ▲10.83 % ARI 4,697 ▼2.41 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Politika

Meta takon kryebashkiakun e Selanikut: Të nxisim bashkëpunimin dypalësh

Kryetari i Kuvendit  Ilir Meta priti Kryetarin e Bashkisë së Selanikut zYiannis Boutaris
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta priti Kryetarin e Bashkisë së Selanikut Yiannis Boutaris

Kryetari-i-Kuvendit-Ilir-Meta-priti-Kryetarin-e-Bashkisë-së-Selanikut-zYiannis-Boutaris-11-566x350Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta gjatë një takimi të martën me kryetarin e Bashkisë së Selanikut, Yiannis Boutaris, vlerësoi rolin e tij pozitiv në menaxhimin e qytetit fqinj bregdetar, si dhe mbështetjen e pakursyer ndaj komunitetit domethënës shqiptar në Selanik dhe rrethinat e tij.
Kryetari Meta u shpreh se komuniteti shqiptar në Greqi dhe minoriteti grek në Shqipëri përfaqësojnë një urë solide të miqësisë tradicionale dhe bashkëpunimit të fortë mes dy vendeve fqinje. Ai e përgëzoi kryebashkiakun Boutaris për marrëveshjen e binjakëzimit mes Selanikut dhe Durrësit, duke vënë në dukje se këto dy qytete të rëndësishme janë porta hyrëse e investimeve të huaja në të gjithë rajonin e Ballkanit. Në këtë kuadër, theksoi Meta, bashkëpunimi mes dy vendeve dhe veçanërisht ai ndërkufitar duhet forcuar më tej.
Kryetari i Bashkisë së Selanikut nënvizoi se Greqia, dhe në veçanti Selaniku e vlerëson praninë dhe kontributin pozitiv të komunitetit shqiptar në Greqi, komunitet për të cilin duhet bërë më shumë në të ardhmen. Boutaris theksoi se bashkëpunimi, dashuria dhe miqësia mes popujve fillon së pari nga kontaktet mes qyteteve dhe në këtë kuadër duhen shtuar lidhjet mes komuniteteve të biznesit si dhe të intensifikohen shkëmbimet kulturore.
Në përfundim të takimit, dy zyrtarët ndanë bindjen se duhen shtuar përpjekjet për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik e tregtar, si dhe për përmirësimin e lidhjeve infrastrukturore në shërbim të afrimit të mëtejshëm të lidhjeve mes dy popujve fqinj

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.