Politika
Meta takon Ramën pak orë para ardhjes së negociatorëve
Disa orë para nisjes së bisedimeve me negociatorët europianë për zgjidhjen e krizës politike në vend, kryeministri Edi Rama është takuar me kreun e Kuvendit, njëherësh aleatin qeverisës Ilir Meta.
Takimi i tyre vjen pas takimit që Meta zhvilloi me ambasadorët e BE-së, OSBE-së dhe SHBA-së.
Gjatë drekës në Tiranë do të mbërrijë me kërkesë të Ramës dhe Metës, zv.Presidenti i PPE-së David McAllister, i shoqëruar nga eurodeputeti gjerman Knut Fleceknstein, të cilët do të tentojnë zgjidhjen e krizës dy mujore mes maxhorancës dhe opozitës.
Takimi i Ramës dhe Metës këtë herë nuk po zhvillohet ne Kryesine e Kuvendit, por në kryeministri.