Kosova

MFSK-ja, për herë të parë në Sarajevë

Një delegacion i Ministrisë për Forcën e Sigurisë të Kosovës dhe Forcë së Sigurisë të Kosovës, për herë të parë janë ftuar zyrtarisht në Sarajevë nga Ministria e Mbrojtjes së Bosnjës dhe Hercegovinës në cilësinë e nikoqirit të takimit të drejtorëve për Politika dhe Plane të ministrive të Mbrojtjes të vendeve në kuadër të ”ShBA-Karta e Adriatikut, A-5” të mbajtur në Sarajevë.

Në një njoftim të MFSK-së, thuhet se në këto takime u diskutuan çështje të projekteve në kuadër të iniciativave rajonale, si: A-5, SEDM, (Ministritë e Mbrojtjes të Shteteve të Evropës Juglindore) B-9, marrëveshjet e bashkëpunimit bilateral në kuadër të menaxhimit të emergjencave dhe çështje që ndërlidhen me pjesëmarrjen në operacione ndërkombëtare në Afganistan, si dhe mbështetje të operacioneve të udhëhequra nga NATO, Bashkimi Evropian(BE) dhe Kombet e Bashkuara(KB).

“Gjatë takimit janë diskutuar edhe ide që kërkojnë fuzionimin e iniciativave rajonale dhe aktiviteteve tjera në mënyrë që mos të dyfishohen aktivitet dhe po ashtu të përdoren të gjitha aftësitë ushtarake në mënyrë sa më efektive”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, kjo është hera e parë, që zyrtarisht një delegacion i MFSK-së, mori pjesë në kuadër të aktiviteteve të përbashkëta të Mbrojtjes dhe Sigurisë në Republikën e Bosnjës dhe Hercegovinës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button