⛅
Tiranë 25°C · Pjesërisht vranët 28 Shtator 2026
S&P 500 7,743 ▲0.51%
DOW 51,829 ▲0.93%
NASDAQ 27,069 ▲0.48%
NAFTA 94.50 ▲2.26%
ARI 4,181 ▼3.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107 EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107
₿ CRYPTO
BTC $83,400 ▼ -1.63% ETH $2,684 ▼ -0.77% XRP $1.5201 ▼ -0.38% SOL $119.5900 ▼ -2.54%
S&P 500 7,743 ▲0.51 % DOW 51,829 ▲0.93 % NASDAQ 27,069 ▲0.48 % NAFTA 94.50 ▲2.26 % ARI 4,181 ▼3.24 % S&P 500 7,743 ▲0.51 % DOW 51,829 ▲0.93 % NASDAQ 27,069 ▲0.48 % NAFTA 94.50 ▲2.26 % ARI 4,181 ▼3.24 %
EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107 EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107
28 Sht 2026
Breaking
Sporti

Milani e shet Leaon për 40-50 milionë euro: Arabia, Premier dhe Barcelona në sfond

Klubi kuqezi po lëviz për merkaton, duke nisur nga një shitje e rëndësishme. Milani është gati t’i thotë lamtumirë Rafael Leaos, nëse merr një ofertë mes 40 dhe 50 milionë eurove. Për momentin kjo ofertë nuk ka ardhur. Portugezi ka një kontratë deri në 2028-ën me rreth 7 milionë euro në vit.

Merkatot e vetme të hapura janë, si gjithmonë, Arabia Saudite dhe Premier League. Është edhe Barcelona, që e ka kërkuar në të kaluarën, por tani nuk duket se ka më antuziazëm për portugezin. Ka gjasa që Leao të futet në grupin e zëvendësuesve të mundshëm të Rashford, nëse anglezi rikthehet në Manchester.

Leao nuk ngjall më atë interesin e dikurshëm. Në Verova dhe asistin për Rabiot, por pjesa tjetër e ndeshjes ishte në nivelin që po shenjon sezonin e tij. Allegri po përpiqet ta menaxhojë, teknikisht dhe nga ana njerëzore. Por vërshëllimat në “San Siro” kanë treguar edhe fundin e durimit të popullit kuqezi.

Milani gjithsesi nuk mund të privohet lehtë prej tij, sespe bëhet fjalë për një sulmues që ka qenë i rëndësishëm vitet e fundit. Edhe këtë sezon, i torturuar nga dëmtimet dhe rënia e formës, ka shënuar 9 gola dhe ka dhënë 3 asiste në një rol që nuk e ka mbuluar më parë.

Botërori me Portugalinë është një rast i mirë për rilindje dhe Milani do të vendosë, nëse do t’i japë një shans tjetër, apo do të pranojë ofertat. Nëse këto të fundit do të jenë të rëndësishme, Leao me shumë mundësi do të shitet.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.