Zgjedhjet lokale 2015

Milo në Sarandë: Të mendojmë seriozisht për menaxhimin e qytetit

Kryetari i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, gjatë turit të tij elektoral për zgjedhjet vendore të 21 qershorit 2015, zhvilloi një takim në Sarandë, me anëtarët dhe simpatizantët e Partisë Demokracia Sociale.

Ai u foli atyre për programin e PDS-së dhe alternativën që ajo përfaqëson në politikën shqiptare.

“Ata që do të zgjidhen për këto katër vitet e ardhshme duhet të mendojnë më seriozisht për mënyrën se si do të menaxhohet ky qytet. Për ritmet e larta me të cilat duhet të zhvillohet, por më tepër duhet të mbrohet dhe që ta mbrojmë duhet të jemi të kujdesshëm, përballë njerëzve që janë agresivë në investime dhe në fitime. Gjithmonë duhet patur parasysh dhe duhet bërë kujdes që të ruhet ky mjedis i bukur i Sarandës”, tha ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button