Kosova

Ministria e Arsimit ndan 750 bursa për studentët e universiteteve publike

Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, me rastin e ndarjes së bursave për studentët e Universitetit të Prishtinës shprehu besimin që këta studentë do të zhvillojnë shtetin e Kosovës.

Ai tha se studentët kanë një ëndërr dhe ëndrra e tyre është që të kenë një arsim të lartë dhe cilësor, e për këtë ai premtoi që misionin e arsimit cilësor ta bëjnë realitet.

“Mund ta bëjmë shtetin tonë shtet krenar të fuqishëm, sepse kemi një rini të shkëlqyeshme, që ka një mision historik zhvillimin e vendit dhe integrimin në familje evropiane. Ju studentë nesër do të jeni liderë të Kosovës”, tha Bajrami.

Ai tha se ministria dhe qeveria po punojne që viti 2016 të jetë viti i cilësisë dhe në këtë vit nuk do të flitet për cilësinë, por do ta demonstrojnë atë.

Një nga përfituesit e bursës Bajram Neshati tha se ndihet mirë që puna e tyre po shpërblehet dhe se ky është edhe një motiv për të shkuar më tutje./

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button