Ekonomia

Ministria e Financave shpall fituesin për koncesionin 20-vjeçar të pompave të naftës

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka shpallur kompaninë fituese për koncesionin e kolaudimit të pompave të naftës, duke e njoftuar atë pranë Agjencisë së Prokurimit Publik. Në garë ka qenë pjesëmarrëse vetëm, “Noa Control” e cila më herët kishte paraqitur një ofertë të pakërkuar. Vlera e investimit, me të cilën është shpallur fituese kompania, është 70 milionë lekë.

“Noa Contol” kishte kërkuar të ofronte shërbimin e kontrollit ligjor të instrumenteve matëse, nëpërmjet verifikimit të instrumenteve shpërndarëse të karburantit dhe gazit të lëngshëm për një periudhë 35-vjeçare. Ministria e Financave si Autoriteti Kontraktor vendosi që ky koncesion të kufizohej në një periudhë 20-vjeçare, kohë në të cilën kolaudimi i pompave të karburanteve do të bëhet nga privati ndryshe nga sot kur këtë shërbim e ofron Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë.

Ministria e Financave njoftoi se afati i negocimit për të lidhur një kontratë me fituesin do të jetë 60 ditë. Klasifikimi i ofertave është bërë në 14.06.2019 ndërkohë që për procedurën thuhet se nuk ka pasur ankesa. Kompania fituese duhet të dorëzojë një seri dokumentesh pranë Financave ndër të cilat: kopjen e vënies në dijeni për Formularin e Kushteve të Përgjithshme dhe të Veçanta të Kontratës Koncesionare, të nënshkruar; sigurimin e Kontratës sipas formës se kërkuar ne Dokumentet e Procedurës Konkurruese; sigurimi duhet të paraqitet jo më vonë se në momentin e nënshkrimit të Kontratës nga të dy palët; dokument bankar që vërteton pagesën e kryer në përputhje me Seksionin 3, paragrafin 3.3 të ;dokumenteve të Procedurës Konkurruese, në llogarinë bankare të ATRAKO për tarifën 5,000c (pesë mijë) Euro referuar pikës 7 të VKM-së nr. 150, datë 22.03.2007 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Trajtimit të Koncesioneve.

Gjykata kërkoi rishikim të kushteve të garës

Koncesioni i kolaudimit të pompave prej një viti gjendet nëpër hallka të ndryshme ankimimi. E fundit që dha vendimin ishte Gjykata Administrative e Shkallës së Parë, e cila shfuqizoi vendimin e Komisionit të Prokurimit Publik, ndërkohë që kërkoi që Ministria e Financave dhe Ekonomisë të ndryshonte kriteret e përcaktuara në dokumentacionin standard të cilat binin në kundërshtim me ligjin. Vendimi i gjykatës është dhënë në datë 27 maj.

Ankimimin pranë kësaj gjykate e bënë zviceranët e Penzoil, një kompani e interesuar për këtë koncesion por që u shpreh se kriteret e vendosura në garë nuk ishin të drejta për të gjitha kompanitë.

Fillimisht, çështja do të qëndronte në Komisionin e Prokurimit Publik dh procedura do të pezullohej për muaj të tërë, por në fund KPP vendosi që t’i jepte të drejtë Ministrisë së Financave dhe rrëzoi kërkesën e Penzoil. Kjo e fundit ju drejtua më pas Gjykatës e cila shfuqizoi vendimin e KPP.

Kompanitë e tregtimit të naftës llogarisin se kostoja vjetore e këtij shërbimi për një pompë në vit është më shumë se 100 euro. Kalimi i këtij shërbimi tek privati, përmes koncesionit, devijon mes 50-60 milionë euro gjatë periudhës së koncesionit 20-vjeçar. Nga ana tjetër, kalimi i shërbimit tek privati nuk është shoqëruar me shkrirjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë, që do të thotë se kjo e fundit do të vijojë të funksionojë. Kompania në ofertën e saj të pakërkuar parashikon një investim rreth 600 mijë euro, në funksion të ofrimit të shërbimit, një kosto kjo minimale në raport me qarkullimin që do të ketë ajo gjatë koncesionit.

Sigurisht ajo që mbetet e paqartë është kostoja me të cilin do të ofrohet shërbimi nga privati që sigurisht, si në çdo garë koncesioni, tarifa është pjesë e vlerësimit me pikë. Cilado qoftë ajo për koncesionin, do të ketë fitim të garantuar, kompanitë e sektorit do ta paguajnë duke e shtuar këtë detyrim tek fatura e konsumatorit fundor.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button