Qeveritare

Ministria e Mbrojtjes: Përfundon me sukses dërgimi i armëve në ndihmë të qeverisë së Irakut

Ministria-e-MrojtjesMinistria e Mbrojtjes informoi sot opinionin publik se ka përfunduar me sukses operacioni i dërgimit të ndihmës me armë dhe municione në ndihmë të qeverisë së Irakut.
Në një njoftim për shtyp , Ministria e Mbrotjejs thekson se “Shqiperia edhe një herë tjetër dëshmoi se është në krah të mbrojtjes së vlerave të demokracisë dhe paqes”.
Me këtë rast, Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, u ka dërguar një letër falenderimi të gjithë homologëve të saj të vendeve, që kontribuan në këtë operacion.
Ministrja Kodheli falënderon qeverinë dhe forcat e Armatosura të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mbretërisë së Bashkuar, Kanadase, Danimarkës dhe Australisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button