🌤️
Tiranë 21°C · Kryesisht kthjellët 05 June 2026
S&P 500 7,584 ▲0.41%
DOW 51,562 ▲1.73%
NASDAQ 26,831 ▼0.09%
NAFTA 92.77 ▼0.29%
ARI 4,475 ▼0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1621 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9170 EUR/ALL 95.3583 EUR/MKD 61.6865 EUR/RSD 117.3895 EUR/TRY 53.4942 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6153 EUR/USD 1.1621 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9170 EUR/ALL 95.3583 EUR/MKD 61.6865 EUR/RSD 117.3895 EUR/TRY 53.4942 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6153
₿ CRYPTO
BTC $61,839 ▼ -3.68% ETH $1,656 ▼ -7.62% XRP $1.1132 ▼ -6.59% SOL $64.8400 ▼ -8.17%
S&P 500 7,584 ▲0.41 % DOW 51,562 ▲1.73 % NASDAQ 26,831 ▼0.09 % NAFTA 92.77 ▼0.29 % ARI 4,475 ▼0.67 % S&P 500 7,584 ▲0.41 % DOW 51,562 ▲1.73 % NASDAQ 26,831 ▼0.09 % NAFTA 92.77 ▼0.29 % ARI 4,475 ▼0.67 %
EUR/USD 1.1621 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9170 EUR/ALL 95.3583 EUR/MKD 61.6865 EUR/RSD 117.3895 EUR/TRY 53.4942 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6153 EUR/USD 1.1621 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9170 EUR/ALL 95.3583 EUR/MKD 61.6865 EUR/RSD 117.3895 EUR/TRY 53.4942 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6153
05 Jun 2026
Breaking
Qeveritare

6 kandidatë në garë për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

Ministria e Punëve të Brendshme publikoi sot listën e kandidatëve që kanë aplikuar për pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Sipas njoftimit zyrtar, në garë janë 16 kandidatë, të renditur sipas rendit alfabetik: Afrim Tafa, Alfred Çepe, Arjanit Arapi, Ejona Gurbardhi, Elidon Çela, Gentian Berberi, Gentjan Shehaj, Idajet Faskaj, Lorenc Panganika, Neritan Nallbati, Pëllumb Seferi, Rebani Jaupi, Saimir Boshnjaku, Skënder Hita, Suela Sulkaj dhe Tonin Vocaj.

Brenda 10 ditëve pune nga përfundimi i afatit të dorëzimit të shprehjeve të interesit, Komisioni i Posaçëm kryen vlerësimin paraprak, me qëllim verifikimin e plotësimit të kushteve ligjore. Në përfundim të vlerësimit paraprak, Komisioni harton listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore dhe të kandidatëve që nuk i plotësojnë këto kushte, bazuar në dokumentacionin e paraqitur nga kandidati dhe dokumentacionin shtesë të mbledhur nga Komisioni.

Komisioni merr vendim për përjashtimin e kandidatëve që nuk plotësojnë kushtet ligjore dhe i njofton me shkrim kandidatët e përjashtuar, në mënyrë të arsyetuar për shkaqet e përjashtimit. Komisioni organizon seancë dëgjimore me kandidatët dhe i njofton ata të paktën 3 ditë para seancës dëgjimore.

Anëtarët e Komisionit vlerësojnë të gjithë informacionin e vënë në dispozicion prej kandidatëve, dokumentacionin e mbledhur dhe informacionin e marrë gjatë seancës dëgjimore dhe i dorëzojnë Ministrit renditjen e kandidatëve, së bashku me vlerësimet me shkrim.

Drejtori i përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda dhe drejtori i Policisë së Tiranës, Elton Alushi u shkarkuan më 1 mars. Në vend të Prodës është komanduar Sokol Bizhga. Ilir Proda e mori drejtimin e Policisë së Shtetit më 3 tetor 2024.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.