Ekonomia

Ministrja Balluku: Skanim i të gjithë kontratave HEC, pezullohen jooperativet

Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, në daljen për mediat sot, ka bërë me dije për nisjen e një procesi skanimi për të gjithë kontratat HEC të dhëna nga institucioni dhe ngrirjen e kontratave jooperative deri në përfundim të këtij procesi kontrolli.

“Në këto kushte, kur kemi më shumë kontrata ende jooperative, është koha që të bëjnë një ndalesë dhe të gjykojmë për vazhdimësinë. Rasti i Gramshit ishte shembulli më i afërt.
Do të ndërmarrim skanimin e dokumentacionit të subjekteve, gjithashtu edhe një skanim fizik të HEC të ndërtuara dhe subjektiv realizues.”- tha më tej ministrja, e cila gjithashtu bëri me dije se këtë proces do ta udhëheqë zv.ministri i MIE.
Në detajet e mëtejshme që ministrja dha, ishin edhe kriteret që do të zbatohen gjatë këtij procesi skanimi.
“Do të bazohet kriteri i përputhshmërisë ligjore dhe përmbushja e kushteve kontraktuale nga subjektet e licensuara. Gjithashtu do të shihen me kujdes afatet kohore dhe përputhshmëria mjedisore në vendet ku është dhënë leja”- tha ministrja.
Në vijim, ajo theksoi se MIE ka bërë disiplinim të sektorit energjetik në këto pesë vite, por edhe problematikat nuk janë sosur.
“ Ne gjithashtu do të skanojmë edhe kontratat ekzistuese nëse janë në përputhje me standardet. Koncesionarët kanë detyrimin të jenë në përputhje me legjislacionin në fuqi. Ndaj, njoftoj se do të kemi ngrirje e të gjithë kontratave jooperative për të gjithë deri në skanimin e të gjithë subjekteve”- tha në fund ministrja, e cila nuk përcaktoi kohën që do të marrë ky skanim. Znj. Balluku bëri me dije në fund se do të kenë bashkëpunimi me instanca të tjera shtetërore, si Ministria e Turizmit, për të arritur një ekuilibër mes mbrojtjes së natyrës dhe zhvillimit ekonomik.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button