☀️
Tiranë 10°C · Kthjellët 11 March 2026
S&P 500 6,763 ▼0.28%
DOW 47,351 ▼0.75%
NASDAQ 22,657 ▼0.18%
NAFTA 87.39 ▲4.72%
ARI 5,186 ▼1.08%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1626 EUR/GBP 0.8654 EUR/CHF 0.9038 EUR/ALL 96.1225 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4473 EUR/TRY 51.2317 EUR/JPY 183.57 EUR/CAD 1.5780 EUR/USD 1.1626 EUR/GBP 0.8654 EUR/CHF 0.9038 EUR/ALL 96.1225 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4473 EUR/TRY 51.2317 EUR/JPY 183.57 EUR/CAD 1.5780
₿ CRYPTO
BTC $70,650 ▲ +0.66% ETH $2,074 ▲ +1.35% XRP $1.4034 ▲ +0.5% SOL $87.6300 ▲ +1.28%
S&P 500 6,763 ▼0.28 % DOW 47,351 ▼0.75 % NASDAQ 22,657 ▼0.18 % NAFTA 87.39 ▲4.72 % ARI 5,186 ▼1.08 % S&P 500 6,763 ▼0.28 % DOW 47,351 ▼0.75 % NASDAQ 22,657 ▼0.18 % NAFTA 87.39 ▲4.72 % ARI 5,186 ▼1.08 %
EUR/USD 1.1626 EUR/GBP 0.8654 EUR/CHF 0.9038 EUR/ALL 96.1225 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4473 EUR/TRY 51.2317 EUR/JPY 183.57 EUR/CAD 1.5780 EUR/USD 1.1626 EUR/GBP 0.8654 EUR/CHF 0.9038 EUR/ALL 96.1225 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4473 EUR/TRY 51.2317 EUR/JPY 183.57 EUR/CAD 1.5780
11 Mar 2026
Breaking
Breaking
Kosova

Ministrja e Integrimit vizitë në Shqipëri, koordinohen për proceset e integrimit

Ministrja e Integrimit Evropian, Mimoza Ahmetaj po qëndron në një vizitë zyrtare në Tiranë ku është takuar me ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati dhe homologen e saj, Klajda Gjosha.

 Gjatë takimit ministrat diskutuan ambientin politik në kuadër të BE-së dhe zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe Shqipëri, përvojën e Shqipërisë në zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe shfrytëzimin e fondeve të BE-së për financimin e reformave të parapara me agjendën evropiane.

Në takim me ministrin Bushati, temë e diskutimit ishin zhvillimet aktuale në dy vendet tona, respektivisht avancimi me procesin e integrimit evropian.

Të dy ministrat u pajtuan që të rritet koordinimi ndërmjet dy institucioneve tona si për të avancuar me implementimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit ashtu edhe për të ecur përpara me agjendat evropiane të vendeve tona.

Ndërsa në takim me ministren Gjosha, u diskutua koordinimi ndërinstitucional për zbatimin e MSA-së, procesin e përafrimit dhe përkthimit të legjislacionit, si dhe programimin e fondeve te BE-se për të përkrahur reformat në kuadër të procesit integrues.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.