☁️
Tiranë 9°C · Vranët 18 March 2026
S&P 500 6,625 ▼1.36%
DOW 46,225 ▼1.63%
NASDAQ 22,152 ▼1.46%
NAFTA 99.05 ▲3.76%
ARI 4,824 ▼1.48%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
₿ CRYPTO
BTC $71,155 ▼ -4.75% ETH $2,198 ▼ -6.02% XRP $1.4645 ▼ -4.39% SOL $90.3100 ▼ -5.25%
S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 99.05 ▲3.76 % ARI 4,824 ▼1.48 % S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 99.05 ▲3.76 % ARI 4,824 ▼1.48 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
18 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Mirëmbajtja e autostradës Milot-Morinë, MTI shpall sërish ofertën

Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës shpall sërish ofertën për ndërtimin operimin, mirëmbajtjen dhe rehabilitimin e autostradës Milot-Morinë, që lidh Durrësin me Prishtinën, rreth 60 km. Ministria e Transportit publikoi këtë javë thirrjen për tenderin, i cili do të zhvillohet më 25 prill, në ora 15.00.

“Qeveria e Shqipërisë, nëpërmjet Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës (MTI), do të japë një koncesion/PPP ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe rehabilitimin e autostradën Milot – Morinë”, thuhet në ftesën për ofertë publikuar në faqen zyrtare të MTI-së. Koncesionari i ardhshëm do të ndërtojë, përmirësojë, operojë dhe mirëmbajë autostradën në bazë të një sërë standardesh të paracaktuara të performancës gjatë koncesionit/PPP 30 vjeçar.

Sipas MTI-së, objektivi kryesor i këtij koncesioni/PPP për punë dhe shërbime është përmirësimi i autostradës, funksionimi dhe mirëmbajtja efektive e saj. Koncesionari i ardhshëm do të të mbledhë dhe të mbajë të ardhurat nga taksa dhe në këmbim do të ketë përgjegjësinë për të zbatuar dhe financuar përmirësimet e autostradës, të ndërtojë një urë të re mbi lumin Drin në Kukës dhe të zbatojë punimet më urgjente gjeoteknike të stabilizimit.

Autostrada është pjesë e rrjetit të rrugëve kombëtare dhe përbën projektin më të madh inxhinierik rrugor të ndërtuar në historinë e Shqipërisë. Duke lidhur Milotin, rreth 60 km në veri lindje të Portit të Durrësit në detin Adriatik, me Morinën në kufirin e Kosovës, rruga formon seksionin qendror të autostradës Kosovë – Shqipëri, që lidh Durrësin me Prishtinën.

Pak muaj më parë u anulua tenderi ku dy kompani paraqitën ofertat e tyre, që u konsideruan të papranueshme nga autoritetet shqiptare për shkak të kostove të larta. komisionit të vlerësimit të ofertave për proçedurën e dhënies me partneritet publik privat e ndërtimit, mirëmbajtjes dhe operimit të rrugës “Milot-Morinë”.

Qeveria shqiptare e pati shpallur edhe në fillim të vitit të shkuar ofertën për dhënien me partneritet publik privat ndërtimin, mirëmbajtjen dhe operimin e rrugës “Milot-Morinë”. Në datën 29 tetor u hapën ofertat e paraqitura nga dy ofertues, kompani kinese “China Communication and Construction Company” dhe konsorciumi i kryesuar nga turqit “Vendeka Bilgi”. Në datën 02.11.2015 ora 16.00 u hapën ofertat financiare.

Pas hapjes se ofertave financiare komisioni i vlerësimit asistuar nga Banka Botërore, nëpërmjet Korporates Financiare Ndërkombëtare (IFC) konkludoi që ofertat e paraqitura në garë bien ndesh me interesin publik, duke qënë që jane dy herë më të larta se pritshmëritë. Ne këto kushte, MTI, sqaroi se mbi sugjerimin e IFC, komisioni vendosi ti shpallë të pavlefshme këto oferta dhe ti refuzojë ato. Ministria njoftoi që atëherë se po vlerësonte nëse do të rishpallte të njëjtin projekt apo do të kërkonte modele të tjera, për të tërhequr investime private në këtë vepër shumë të rëndësishme të infrastrukturës rajonale.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.