Rajoni

Misioni i BE-së në Shkup: Ja çka duhet të bëjë Maqedonia e Veriut për të filluar negociatat për klasterat e parë

Në mënyrë që Maqedonia e Veriut të hapë grupet e para të negociatave të anëtarësimit me Brukselin, ajo do të duhet të përmbushë angazhimin e saj për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë, informojnë nga Misioni i BE-së në Shkup, shkruan Alsat.

Sipas zëvendës ambasadorit evropian në vend, Xhulian Vasallo, partia më e madhe opozitare mbetet në kursin pro-evropian, por për momentin nuk ka ndryshuar vendimin e saj kundër ndryshimeve kushtetuese.

I pyetur për qëndrimin e VMRO-DPMNE-së, Vasalo sot në një brifing me gazetarët u përgjigj se po zhvillon takime me përfaqësues të partisë, duke shtuar se në një moment VMRO-ja, siç tha ai, do të duhet të ndërmarrë përgjegjësi për rrugën e vendit drejt BE-së.

Ai thotë se Maqedonia ka një histori të mirë në fushën e marrëdhënieve ndëretnike dhe me përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë nuk do të ndryshojë asgjë thelbësore. Sipas tij, vendimi për amendamentet kushtetuese është vendim sovran i vendit, por në një periudhë të caktuar do të duhet të zgjidhet nëse do të vazhdojë procesi i negociatave.

Vasalo i bëri thirrje opozitës dhe organizatave joqeveritare që të kontribuojnë në shqyrtimin, pasi siç thotë ai, Qeveria nuk është dhe nuk mund të jetë e vetmja palë e interesuar në proces.

Lidhur me skriningun, Brukseli vlerëson se Maqedonia ka përparuar në disa fusha dhe prandaj parashikimi i Qeverisë për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian në vitin 2030 është real. Zëvendësi i Girit ka treguar si shembull politikën e jashtme, ku ka respektim 100% me Brukselin, por thotë se ka ende punë për të bërë.

Misioni i BE-së në Shkup përsërit se Maqedonia nuk do të lihet e vetme gjatë krizës, por theksoi se nuk ka kapacitet dhe ekspertizë të mjaftueshme për të shfrytëzuar paratë nga fondet evropiane.

I pyetur për ndikimin rus, Vasalo thotë se ka pasur tentativa për të minuar integrimin evropian dhe se në Parlament ka një parti që e mbështet hapur Moskën, por sipas tij, është e rëndësishme që lidershipi politik të mbështesë agjendën e BE-së./ Alsat.mk

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button