☁️
Tiranë 14°C · Vranët 18 March 2026
S&P 500 6,694 ▼0.32%
DOW 46,779 ▼0.46%
NASDAQ 22,422 ▼0.26%
NAFTA 97.68 ▲2.25%
ARI 4,879 ▼2.58%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
₿ CRYPTO
BTC $72,164 ▼ -1.86% ETH $2,235 ▼ -3.84% XRP $1.4663 ▼ -2.06% SOL $90.3100 ▼ -3.51%
S&P 500 6,694 ▼0.32 % DOW 46,779 ▼0.46 % NASDAQ 22,422 ▼0.26 % NAFTA 97.68 ▲2.25 % ARI 4,879 ▼2.58 % S&P 500 6,694 ▼0.32 % DOW 46,779 ▼0.46 % NASDAQ 22,422 ▼0.26 % NAFTA 97.68 ▲2.25 % ARI 4,879 ▼2.58 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
18 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Misioni i FMN-së në Tiranë, diskutime me autoritetet shqiptare

Një ekip i Fondit Monetar Ndërkombëtar ka “zbarkuar” në Tiranë për rishikimin e katërt të marrëveshjes trevjeçare, pas miratimit të transhit të dytë dhe të tretë të kredisë që ky institucion i dha qeverisë shqiptare në fund të muajit shkurt.

fmnEkipi që mbërriti në Tiranë, i kryesuar nga Shefi i Misionit për Shqipërinë, Nadeem Ilahi, do të analizojë të gjithë sistemin e financave publike. Burime nga ministria e Financave bënë të ditur se në axhendën e takimeve janë parashikuar të analizohen zhvillimet e fundit makroekonomike dhe prespektiva e rritjes, bilanci i pagesave dhe kushtet fiskale.

Gjithashtu, do të analizohet struktura e borxhit dhe parashikimet strategjia e menaxhimit të tij. Axhenda e këtij misioni parashikon takime me Kryeministrin Edi Rama, Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Genti Sejko, Ministrin e Financave, Shkëlqim Cani dhe atë të Ekonomisë, Arben Ahmetaj. Në përfundim të axhendës, e cila parashikohet të zgjasë 2 javë, pritet edhe një dalje publike e Misionit, Ministrit të Financave dhe Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë për të bërë të ditur ecurinë e bisedimeve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.