Kosova

Mitrovicë, mbërrijnë në stadium eshtrat e Boletinit

Ka mbërritur vetëm pak çaste më parë arkivoli me eshtrat e heroit kombëtar, Isa Mustafa, dhe bashkëluftëtarëve të tij, në stadiumin e qytetit të Mitrovicës, ku do të zhvillohet ceremonia kryesore e homazheve në nder të tyre.

Të pranishëm janë edhe figura të larta politike të shtetit të Kosovës dhe nga Shqipëria, teksa mësohet se të parët që kanë mbërritur kanë qenë Presidenti Bujar Nishani, kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli, dhe kryeministri Isa Mustafa. Ende nuk dihen arsyet e mungesës së Presidentes Atifete Jahjaga, pasi ishte parashikuar që edhe ajo të merrte pjesë në ceremoni.

Të gjithë këta do të mbajnë nga një fjalim në nderim të Isa Boletinit dhe veprës së tij, ndërsa më pas arkivoli do të niset drejt fshatit të vendlindjes së tij, Boletin të Mitrovicës.

Në ceremoninë kryesore ka një prani tejet të madhe të qytetarëve të pranishëm, të cilët shoqërojnë eshtrat dhe nderimet ndaj Isa Boletinit edhe me thirrjet “Shqipëri Etnike”, ndërkohë që shoqërimi i eshtrave drejt Veriut të Mitrovicës do të bëhet pa praninë e qytetarëve, pasi ajo pjesë e qytetit kontrollohet ende nga forcat e KFOR-it dhe Policisë së Kosovës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button