Kosova

Mitrovicë- Oliver Ivanoviç jep dëshminë në gjykatë

Kryetari i Iniciativës Qytetare “Serbia, Demokracia, Drejtësia” (SDP) Oliver Ivanoviç, sot jep dëshminë para trupit gjykues në Gjykatën Themelore të Mitrovicës në veri të këtij qyteti, lidhur me akuzat e ngritura ndaj tij dhe katër personave të tjerë për krime lufte të kryera gjatë viteve 1999 – 2000 në Mitrovicë.

Në aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Speciale, politikani serb nga veriu akuzohet për krime lufte në Kosovë me shkelje të rëndë të konventave ndërkombëtare të luftës, për vrasjen e personave në baza nacionale, si dhe për ushtrim torture, transmeton KosovaPress.

Përveç Ivanoviçit, i cili u arrestua më 27 janar të vitit 2014, katër të akuzuarit e tjerë në këtë rast janë Dragolub Delibashiç, Ilija dhe Nebojsha Vujaçiç, si dhe Aleksandar Llazoviç.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button