🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 04 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $67,129 ▲ +0.4% ETH $2,052 ▼ -0.28% XRP $1.3159 ▲ +0.01% SOL $80.1400 ▲ +0.16%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
04 Apr 2026
Breaking
Politika

Mjekët dhe infermierët 1 mijë euro plus në muaj, sanitaret dhe shoferët 500 euro

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në mbledhjen e qeverisë se personeli mjekësor, mjekë e infermierë do të marrin një mijë euro pagesë plus ndërsa sanitaret dhe shoferët 500 euro, për faktin që po qëndrojnë të parët në frontin e “luftës” ndaj koronavirusit.

“Sot ne, sipas parashikimit jo për arsye tjetër dhe sipas meritës, kemi vendosur që të gjithë personeli mjekësor, mjekë dhe infermiere , sanitarë dhe shoferë të angazhuar në sistemin e vijës së parë, në luftën frontale të koronavirusit. Pra,nga autoambulancat që shkojnë për vendosjen e tamponave që marrin analizat tek zona e blinduar e infektivit. Do t’i paguajmë 1 mijë euro plus në muaj deri në mbarim, mjekë e infermierë dhe sanitarët dhe shofer 500 euro plus. Natyrisht që në formulimin e vendimit do të specifikohen të gjitha”, tha Rama.

Më tej, kryeministri tha se edhe figurat e rëndësishme mjekësore në Shqipëri që edhe pas daljes së tyre në pension po japin kontributin e tyre në këtë situatë, do të marrin një pagesë shtese 1 mijë euro në muaj.

“Nga ana tjetër, ka disa figura të mëdha e të respektuara mjekësia shqiptare dhe kjo është koha që mendja eksperiencë, kthjellësia janë pasuria më e çmuar. Disa njerëz që janë ende shumë dinamikë, ende shumë të fortë edhe pse i kanë ndërprerë marrëdhëniet e punës i kanë shkaktuar. Edhe ata do të paguhen një mijë euro mbi pensionin e tyre për të kontribuar në këtë luftë. Nuk e përsëris fjalën luftë për asnjë zmadhim. Unë nuk e kam zmadhuar dhe nuk e zmadhoj kërcënimin e kësaj epidemie, por pa diskutim që ka kapacitet për marrjen e jetës së njerëzve, është një armik dhe ne do të bëjmë çmos, gjithçka që ta përballojmë si një armik dhe ta vrasim si një armik duke zvogëluar sa ta jetë e mundur, plagët, dhimbjet dhe humbjet”,  -tha ndër të tjera kryeministri.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.