☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 101.59 ▼0.17%
ARI 4,012 ▼0.66%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $79,617 ▼ -0.77% ETH $2,303 ▼ -0.97% XRP $1.2960 ▲ +0.42% SOL $99.5200 ▼ -1.75%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.59 ▼0.17 % ARI 4,012 ▼0.66 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.59 ▼0.17 % ARI 4,012 ▼0.66 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Europa

Brukseli transformohet në galeri çokollatash para Pashkëve

Rreth 40 mjeshtër të njohur belg të pasticerisë u mblodhën më 1 prill në kryeqytetin belg për të prezantuar krijimet e tyre spektakolare të vezëve prej çokollate -në një ekspozitë speciale me temë “Fun in Movement” (Kënaqësi në Lëvizje), sipas “Reuters”.

Ekspozita, e quajtur “Bel’Oeuf”, mbahet për herë të katërt radhazi në Hotel Amigo, pranë sheshit historik Grand-Place në Bruksel.

Këto vezë shumë të mëdha prej çokollate janë bërë në forma të ndryshme – nga raketa dhe karroca, deri te balonat – disa prej të cilave kanë kërkuar deri në 25 orë punë dhe deri në 18 kilogramë çokollatë për t’u përgatitur.

Michael Lewis‑Anderson, një mjeshtër dhe pastiçer britaniko-belg, tha se çokollata nuk është vetëm për t’u ngrënë, por mund të përdoret edhe si mjet artistik për të krijuar vepra të vërteta arti.

Një prej krijimeve të tij, “L’Uovo in Carrozza: The Coached Egg”, (Veza në Karrocë) sjell në jetë figurën e Humpty Dumpty në një karrocë të frymëzuar nga “Alice in Wonderland” – (Alisa në Botën e Çudirave) një libër klasik për fëmijë i shkruar nga Lewis Carroll në vitin 1865.

Ekspozita është e hapur për publikun deri më 8 prill, para fundjavës së Pashkëve, dhe të ardhurat nga hyrjet dhe shitjet e krijimeve do të dhurohen për kërkimet kundër kancerit në Belgjikë përmes organizatës “Televie”.

Çdo krijim është në shitje për rreth 900 euro, ndërsa vepra kryesore e këtij viti, “The First Movement” nga pasticeri i famshëm Christophe Morel, do të shitet në një ankand me çmimin fillestar prej 1,500 eurosh. //a.i/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.